Inva Mula në mbështetje të të rinjve: E ardhmja e Shqipërisë është në zërat e tyre

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, ka shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë që kanë dalë në protestë në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh të fortë për shpresën, të ardhmen dhe rëndësinë e dëgjimit të zërit të brezit të ri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mula vë theksin te shqetësimi për humbjen e besimit të të rinjve tek e ardhmja, duke nënvizuar se ata kanë nevojë për mundësi, besim dhe hapësirë për të shprehur mendimet e tyre.

Artistja thekson se një shoqëri nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa dëgjuar aspiratat dhe shqetësimet e të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe zhvillimin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja. Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Inva Mula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?