Tensioni në kryeqytet është përshkallëzuar, pasi një numër i madh protestuesish është kthyer pranë godinës së Kryeministrisë.
Kur qytetarët iu afruan perimetrit të sigurisë, policia nisi një ndërhyrje në shkallë të gjerë për t’i shpërndarë. Mjetet e policisë lëshuan sasi të mëdha uji me presion drejt turmës, ndërsa i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbulua nga re të dendura gazi lotsjellës.
Të lidhura
None found
Kamerat dhe aparatet fotografike filmuan efektivë të policisë në tarracën e Kryeministrisë, duke hedhur nga lart bombola gazi lotsjellës drejt protestuesve në shesh.
Megjithë përdorimin e gjerë të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, situata përpara godinës së ekzekutivit vijon të jetë kaotike dhe protestuesit nuk po largohen.






