Rey Manaj vazhdon serinë e golave në kampionatin turk. Sulmuesi i Shqipërisë realizoi edhe në përballjen Sivasspor – Sarıyer, të javës së 11-të të Ligës së Parë të Turqisë, e cila shkoi në pushim me shifrat 1 – 1.
Barazimi erdhi në minutën e 30-të, kur Sivasspor u hodh në një kundërsulm të shpejtë. Një lojtar kundërshtar gaboi gjatë largimit të topit dhe Manaj shfrytëzoi rrëmujën e krijuar, duke goditur saktë drejt portës mike për të vendosur ekuilibrin.
Të lidhura
None found
Me këtë realizim, sulmuesi lushnjar arrin në 9 gola pas 10 paraqitjeve në kampionat këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste.




