Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Situatë kaotike te ‘Piramida’ – I moshuari plagoset në sy, shoqërohet me urgjencë në spital

16:30, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë kaotike është regjistruar pranë zonës së Piramidës në sheshin para Kryeministrisë, aty ku një i moshuar është plagosur rëndë në sy, si pasojë e veprimeve aspak profesionale dhe brutale të Policisë së Shtetit.

Një burrë ka mbetur i plagosur dhe është gjakosur totalisht në fytyrë pasi është goditur direkt nga një prej gëzhojave të bombolave të gazit lotsjellës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gëzhoja e lëndës lotsjellëse është lëshuar nga forcat e rendit në lartësi njerëzore, duke e kapur qytetarin drejtpërdrejt në pjesën e fytyrës.

I mbuluar nga gjaku dhe në gjendje tronditjeje, i dëmtuari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë dhe qytetarët e pranishëm në bulevard, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë thirrur me urgjencë shërbimet mjekësore.

Përdorimi i gazit lotsjellës në nivelin e trupit dhe lartësinë e syve po shkakton lëndime gjithnjë e më të rënda mes pjesëmarrësve, ndërsa paniku dhe revolta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë rritur ndjeshëm.

Sakaq kanë qenë qytetarët ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarit, ndërsa është thirrur ambulance për ta shoqëruar drejt spitali për ndihmë më të specializuar mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco