Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

17 Tetor 2026 | 16:45

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve nga terreni, një grup protestuesish kanë shtyrë një automjet drejt kordonit policor, përballë ndërtesës së Kryeministrisë, me qëllim çarjen e kordonit, ku më pas, automjetit i kanë vënë flakën.

Sipas raportimeve nga terreni, bëhet e ditur se një grup protestuesish këtë automjet e kanë marrë të parkuar në një shesh pushimi pas Kullave Binjake dhe e kanë nxjerrë deri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe i kanë vënë flakën.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë detyruar të tërhiqen disa metra pas.

Përballë kësaj situate dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve dhe vendosjes së flakëve të makinës, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione në bulevard, protestuesit hedhin mjet djegës drejt autobotit të ujit të policisë

Kur ora shënon 16:45, protestuesit vijojnë përballjen në distancë me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata hedhin gurë dhe sende të forta...
16:42 | 17/10/2026

Skënder Hita: 132 efektivë të lënduar gjatë protestave, 5 vetëm sot, njëri me fraktura të shumta në nofull

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë një bilanc të punonjësve të policisë të lënduar gjatë protestave, duke deklaruar se në...
16:40 | 17/10/2026

Skënder Hita për plumbat e gomës: Policia përdori mjetet e lejuara, do të verifikohen rastet e tejkalimit të kompetencave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka komentuar incidentet e regjistruara gjatë protestës, përfshirë...
16:32 | 17/10/2026