Policia ka tejkaluar në një tjetër nivel dhunën ndaj protestuesve, duke përdorur këtë të shtunë edhe plumbat e gomës. Gjatë protestës, kamera e Syri Televizioni arriti të filmonte momentet kur dy efetiv policie të cilët kanë gjuajtur me armë të llojit shotgan.
Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Skënder Hitaj kemi të bëjmë me procedura standard.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për mediat ka folur sot për përdorimin e plumbave të gomës gjatë protestave në Tiranë, duke deklaruar se këto mjete lejohen, por përdoren në mënyrë të kufizuar. Sipas tij, policia përdor vetëm pajisje të certifikuara dhe mjete të përcaktuara për ndërhyrje në situata të tilla.
‘Janë përdorur në mënyrë të kufizuar’ tha Hitaj duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta.
“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim”, tha Hita.
Ai u ndal edhe te incidentet gjatë protestave, duke theksuar se një grup i vogël nuk përfaqëson të gjithë pjesëmarrësit. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, efektivët janë goditur me vida dhe zara, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur të dëmtuar. Një polic, tha ai, ka pësuar fraktura të shumta në gojë dhe nofull.
© SYRI.net