Të rinjtë vijojnë përplasjen me policinë para Kryeministrisë.
Ata kanë goditur me gurë edhe autobotët e ujit, njërit prej të cilëve i kanë thyer xhamin, teksa më parë hodhën dhe molotovë. Përplasja vijon të jetë më e fortë se në ditë të tjera.
Efektivët po i përgjigjen me hedhje gazi lotsjellës pa pushim, ndërkohë që kanë hedhur ndaj të rinjve edhe spraj me piper.













