Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë

17 Tetor 2026 | 17:14

Vijon prej dy orësh përballja në distancë mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Protestuesit janë vendosur përgjatë bulevardit, ndërsa një pjesë e tyre ndodhet pranë Piramidës dhe godinës së qeverisë.

Policia po hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëllojnë në drejtim të efektivëve me sende të forta dhe pllaka.

Protestuesit janë futur në lulishten pranë Piramidës, nga ku po sulmojnë me gurë efektivët e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish një përditësim mbi personat e paraqitur në spital, të lënduar gjatë orëve të fundit nga protesta studentore. Sipas Ministrisë...
17:13 | 17/10/2026

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve nga terreni, një grup protestuesish...
16:45 | 17/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit hedhin mjet djegës drejt autobotit të ujit të policisë

Kur ora shënon 16:45, protestuesit vijojnë përballjen në distancë me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata hedhin gurë dhe sende të forta...
16:42 | 17/10/2026