MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar

17 Tetor 2026 | 17:13

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish një përditësim mbi personat e paraqitur në spital, të lënduar gjatë orëve të fundit nga protesta studentore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në SUT janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar, të cilët po trajtohen.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga 9 protestuesit, 1 është shtruar në spital, ndërsa 3 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Nga 4 efektivët e paraqitur, 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali.

Gjithashtu, në spital është paraqitur edhe 1 kalimtar.

QSUT bën të ditur se 1 efektiv po ekzaminohet dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabël.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë

Vijon prej dy orësh përballja në distancë mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Protestuesit janë vendosur përgjatë bulevardit, ndërsa një...
17:14 | 17/10/2026

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve nga terreni, një grup protestuesish...
16:45 | 17/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit hedhin mjet djegës drejt autobotit të ujit të policisë

Kur ora shënon 16:45, protestuesit vijojnë përballjen në distancë me forcat e policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata hedhin gurë dhe sende të forta...
16:42 | 17/10/2026