Tensione te Piramida, protestuesit përplasen me policinë, shtohen përforcimet te Kryeministria
Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të policisë. Pak minuta më parë, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta, forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u mbrojtur nga sendet që hidheshin në drejtim të tyre.
Situata po monitorohet edhe nga tarraca e Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivë policie të pajisur me dylbi, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një kamerë me rezolucion të lartë, e cila filmon zhvillimet e protestës.
Ndërkohë, në ambientet përreth Kryeministrisë janë shtuar përforcimet policore, me një numër më të madh efektivësh në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë
MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)
- 17:14 Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë
- 17:13 MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar
- 17:08 Protesta në të gjithë Portugalinë kundër rritjes së kostos së jetesës, demonstratat përfshijnë Evropën
- 16:45 Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)
- 16:42 Tensione në bulevard, protestuesit hedhin mjet djegës drejt autobotit të ujit të policisë
- 16:40 Skënder Hita: 132 efektivë të lënduar gjatë protestave, 5 vetëm sot, njëri me fraktura të shumta në nofull