Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

'Asnjë tërheqje, vetëm dorëheqje!' Beteja e studentëve me policinë vazhdon prej 2 orësh!

17:25, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tashmë u bënë 2 orë që bulevardi ‘Dëshmorët e Koimbit’ është kthyer në një ‘arenë lufte;

Mijëra të rinj protestues kanë mbushur sheshin dhe nuk tërhiqen edhe pse policia u përgjigjet me ujë, dhe gaz lotsjellës pa masë.

Ndërkohë protestuesit i përgjigjen me gurë. Në disa raste janë hedhur dhe Molotov e fushekzjarre.

Në disa moment policia përpiqet t’i shtyjë protestuesit përtej bulevardit.  Më pas janë studentët që përparojnë drejt tyre dhe avancojnë duke I qëlluar me çfarë kanë në dorë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco