Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë
    Aktualitet

    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    October 17, 2026
    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    Kryepolici Skënder Hita ka bërë një bilanc të numrit të të arrestuarve dhe dëmeve të shkaktuara nga protestat e dhunshme.

    Në një konferencë për mediat, Hita tha se Policia ka arrestuar 167 persona dhe kanë nisur hetimet për 388 protestues të tjerë.

    Ai shtoi se janë pezulluar 7 punonjës policie, për tejkalim të komptetencave, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor. Hita foli edhe për grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku protestues të dhunshëm bëjnë thirrje për sulme me sende të forta dhe lëndë shpërthyese ndaj punonjësve të Policisë.

    “Në institucionet publike si dhe kanë dëmtuar pronën publike e private. Në mënyrë të vazhdueshme Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protesta, që të mos bëhen pjesë e veprimeve të dhunshme.

    Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde.

    Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie.

    Gjithashtu, dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë. Këto thirrje, sipas të dhënave që disponohen në kuadër të hetimeve penale, synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse.

    Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj.
    Përballë kësaj situate, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private”, tha mes të tjerash Hita.

    deklarata e Hitës dhunë ndaj policisë grupet në rrjetet sociale Hita incidentet në protestë lajme Shqipëri lajme të fundit policia e shtetit Protesta në Tiranë protesta para Kryeministrisë Protestat e dhunshme rendi publik rrjetet sociale siguria publike tensione gjatë protestës thirrje për dhunë thirrje për sulme ndaj policisë zhvillime në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    October 17, 2026

    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    October 17, 2026

    Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve

    October 17, 2026

    Makina me targa franceze ‘ngec’ në protestë, protestuesit ‘e mbrojnë’ me flamurin kombëtar

    October 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.