Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar
    Aktualitet

    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    October 17, 2026
    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    Përdorimi i fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave të dhunshme në Tiranë ka qenë i kufizuar dhe në përputhje me ligjin. Kryepolici Skënder Hita në një deklaratë për mediat sqaroi se kemi të bëjmë vetëm me një episode dhe theksoi se policia ka përdorur vetëm mjete të certifikuara, sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Europian

    Kreu i Policisë së Shtetit bëri të qartë se reagimi i efektivëve ka qenë proporcional përballë sulmeve të protestuesve, duke theksuar se disa prej tyre kanë qëlluar policët edhe me vida dhe zara metalikë. Një prej policëve ka pësuar fraktura të shumta në gojë dhe në nofull nga sulmet me vida e zara metalikë.

    “Mjetet dhe pajisej policore të lejuara. Mjetet që janë përdorur, janë përdon në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara si në të gjitha vendet e BE. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim. Në këtë protestë të dhunshme, s’mund të mendojmë që një grup i vogël që nuk përfshin të gjithë protestuesit e qetë dhe të dhunshëm. Vida, zare që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës. Një ndër punonjësit ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta. Përdoren sipas procedurave standarde, nëse ka rast te tejkalimit të kompetencave dhe proporcionalitetit do vijojnë hetimet dhe verifikimet.

    Policia ka qenë paqësore, deri në momentin që vihet përballë breshërisë së gurëve. Vazhdojnë të jenë nën sulme dhe breshëri gurësh. Punonjësit e policisë janë shumë të lënduar. Rasti i djeshëm në darkë ku punonjësit e policisë mirëpritëm dhe u bënë njësh me protestuesit ku nuk kishte armëpushim, siç e thoni ju, por policia është në mënyrë paqësore ndaj protestuesve që tubojnë në mënyrë të qetë”, theksoi Hita.

    Në 5 ditë protestë janë lënduar 132 efektivë në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, disa prej të cilëve vijojnë të marrin trajtim në spital. Hita tha se efektivët janë përballur me sulme të vazhdueshme me gurë, pllaka guri, sende metalike, lëndë piroteknike dhe bomba molotov.

    “Dua të theksoj se, gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastikaë, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera. Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë, janë dëmtuar 132 punonjës policie”, theksoi Hita.

    Bilanci i protestave të dhunshme është 167 persona të arrestuar dhe 388 të tjerë të proceduar penalisht. Ndërkohë, 7 efektivë policie janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet disiplinore për tejkalim të kompetencave. Hita foli edhe për thirrje në rrjetet sociale e kryesisht Telegram për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, të cilat po hetohen.

    132 policë të lënduar deklarata e Hitës efektivë të lënduar fishekë gome Hita incidentet gjatë protestës Kryeministria lajme Shqipëri lajme të fundit ligji dhe rendi mjete të certifikuara nga BE përdorimi i forcës nga policia përplasje mes protestuesve dhe policisë policia e shtetit Protesta në Tiranë Protestat e dhunshme rendi publik siguria publike zhvillime në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fishekë gome në protestë, Hita: Rast i kufizuar dhe sipas ligjit, vetëm mjete të certifikuara nga BE! 132 efektivë të lënduar

    October 17, 2026

    Protestat e dhunshme/ Hita: Në disa grupe në rrjetet sociale po bëhet thirrje për sulme të rënda ndaj Policisë

    October 17, 2026

    Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve

    October 17, 2026

    Makina me targa franceze ‘ngec’ në protestë, protestuesit ‘e mbrojnë’ me flamurin kombëtar

    October 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.