Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Skena ‘apokaliptike’ në bulevard – Skëndër Hitaj instruksione efektivëve për të dhunuar protestuesit, burri pa ndjenja në spital

17:55, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thuajse ‘luftë civile’ është ajo që po ndodh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me Policisë dhe protestuesve, teksa ndaj këtyre të fundit është ushtruar dhunë masive ndaj tyre.

Siç shihet dhe nga pamjet në terren kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i cili u jep instruksione efektivëv se si të dhunojnë brutalisht të rinjtë protestues.

Zona ëhstë kthyer në një arenë lufte, teksa shumë prej të rinjve janë arrestuar brutalisht nga Policia duke mos u kursyer as femrat, ndërsa një nga protestuesit nuk është ndjerë mirë si pasojë e dhunës brutale të Policisë.

Një burrë nuk është ndjerë aspak mirë, ndërsa qytetarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë por pa rezultat pasi ka qenë pa ndjenja.

Është dashur ndërhyrja e urgjencës për ta marrë burrin dhe për ta dërguar në spital, gjendja e të cilit ende nuk dihet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco