• Kontakt
Saturday, October 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luan Rama thirrje socialistëve: Shqipëria është më e rëndësishme se Edi Rama, mblidhni forumet dhe merrni përgjegjësi!

18:25 : 17/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Partisë Socialiste, Luan Rama, u ka drejtuar një letër të hapur anëtarëve dhe drejtuesve të PS-së, duke u kërkuar të marrin përgjegjësi politike për situatën e krijuar në vend, në ditën e pestë të protestave.

Përmes mesazhit të tij, Rama thekson se interesat e Shqipërisë dhe të qytetarëve duhet të qëndrojnë mbi interesat politike të kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar se Partia Socialiste nuk duhet të shndërrohet në pronë personale të kryetarit të saj.

Në letrën e publikuar, ish-ministri kritikon heshtjen e forumeve drejtuese të PS-së përballë tensioneve politike dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Ai thekson se një krizë politike nuk mund të zgjidhet vetëm përmes Policisë së Shtetit, por kërkon dialog, maturi dhe vendimmarrje politike.

Sipas tij, socialistët nuk duhet të heshtin përballë akuzave për korrupsion dhe keqqeverisje, por të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të ushtrojnë përgjegjësitë që u takojnë.

Lexo edhe:

Turma e protestuesve detyron efektivët të tërhiqen, policët hedhin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

Pamje tronditëse/ Policia vërsulet drejt protestuesve, një person bie pa ndjenja

Luan Rama u bën thirrje forumeve drejtuese të Partisë Socialiste të mblidhen, të diskutojnë hapur situatën dhe të marrin vendime konkrete, ndërsa deputetëve socialistë u kërkon të mos fshihen pas kryetarit të partisë.

Letra e Hapur e Luan Ramës:

SHQIPËRIA ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE EDI RAMA

— Letër e hapur drejtuar anëtarëve të Partisë Socialiste —

Të nderuar anëtarë të Partisë Socialiste,

Të nderuar anëtarë të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste,

Po ju drejtohem publikisht, si qytetar i këtij vendi, por edhe si socialist që prej themelimit të Partisë Socialiste, edhe si ish anëtar i Kryesisë së PSSH dhe i mandatuar i saj si ministër në disa qeveri socialiste, sepse besoj se tani e jo nesër është momenti që secili prej jush të reflektojë mbi përgjegjësinë politike, qytetare dhe morale që secili prej jush mbart si anëtar i forcës politike që qeveris Shqipërinë.

Partia Socialiste nuk është krijuar për t’i shërbyer interesave politike të një individi. Ajo nuk mund të jetë pronë personale e Edi Ramës dhe as të shndërrohet në një strukturë që hesht, bindet dhe justifikon gjithçka, vetëm për të mbrojtur kryetarin e saj.

Shqipëria është më e rëndësishme se Edi Rama.

Kjo është e vërteta që çdo socialist duhet të ketë guximin ta pranojë.

Në ditën e pestë të protestave masive, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, është e papranueshme që forumet drejtuese të Partisë Socialiste të mos mbajnë një qëndrim publik dhe institucional për situatën e krijuar.

A mendoni vërtet se përgjegjësia juaj përfundon aty ku fillon vullneti i Edi Ramës? A besoni se detyra juaj është të heshtni sa herë që vendi përballet me një krizë që prek drejtpërdrejt qeverisjen e tij?

Ju nuk duhet të lejoni që një parti e tërë të fshihet pas kryetarit të saj, ndërsa vendi përballet me tensione të rënda politike dhe shoqërore. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni qytetarët, nëse nuk gjeni guximin të dëgjoni shqetësimet e tyre dhe të mbani përgjegjësi për drejtimin politik të vendit.

Si anëtarë të Partisë Socialiste, ju duhet të kuptoni se qytetarët kanë votuar Partinë Socialiste për të qeverisur Shqipërinë, jo për t’i dhënë Edi Ramës të drejtën të identifikojë interesin e tij personal me interesin e shtetit.

Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër i Shqipërisë. Por ai nuk është Shqipëria. Ai nuk mund të jetë njëkohësisht partia, qeveria, shteti dhe i vetmi zë që përcakton qëndrimin e të gjithëve.

Besnikëria ndaj Partisë Socialiste nuk mund të nënkuptojë besnikëri të verbër ndaj Edi Ramës.

Nëse e doni vërtet Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, duhet të keni guximin t’i mbroni ato nga çdo përpjekje për t’i identifikuar me fatin politik të një njeriu të vetëm. Nëse besoni te historia dhe idealet e Partisë Socialiste, duhet të dëshmoni se ato janë më të rëndësishme se pushteti i përkohshëm i kujtdo që e drejton.

Një parti politike nuk e tregon forcën e saj duke duartrokitur kryetarin në çdo rrethanë. Ajo e tregon forcën kur ka kurajën të diskutojë, të kritikojë, të kërkojë llogari dhe të marrë përgjegjësi, edhe kur kjo e vë përballë kryetarit të vet.

Sot, kur qytetarët protestojnë kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe ngrenë akuza për korrupsion e keqqeverisje, ju nuk mund të silleni sikur këto shqetësime nuk ekzistojnë.

Nuk mund dhe nuk duhet t’ia lini zgjidhjen e krizës politike Policisë së Shtetit.

Një krizë politike kërkon përgjegjësi politike, dialog, urti, maturi dhe përgjegjshmëri, që të çojnë në vendime konkrete nga ata që kanë mandatin për të qeverisur.

Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet intelektuale, politike e njerëzore për ta gjetur zgjidhjen politike brenda vetes. Ajo ka njerëz të përgjegjshëm, përvojë politike dhe forume drejtuese që duhet të ushtrojnë rolin e tyre. Nuk ka asnjë arsye që zgjidhja e një krize të rëndë politike t’i lihet vetëm vullnetit të Edi Ramës, sikur askush tjetër në këtë parti të mos ketë as të drejtën dhe as aftësinë për të marrë përgjegjësi.

Momenti i vështirë në të cilin gjendet vendi ju kërkon të mos hiqni dorë nga përgjegjësitë tuaja të përfaqësimit politik në shërbim të interesave të vendit. Asnjë mandat, asnjë post dhe asnjë karrierë politike nuk mund të jenë më të rëndësishme se paqja sociale, funksionimi demokratik i institucioneve dhe e ardhmja e Shqipërisë.

Mos lejoni që heshtja juaj të interpretohet si miratim i gjithçkaje që bën Edi Rama. Mos lejoni që Partia Socialiste të bëhet mburojë politike për të. Mos lejoni që e ardhmja e Partisë Socialiste të lidhet pazgjidhshmërisht me fatin e një individi.

Prandaj, po ju bëj thirrje publikisht të merrni përgjegjësitë tuaja.

Kërkojuni forumeve drejtuese të mblidhen, të diskutojnë hapur situatën, të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të marrin vendimet e duhura. Kërkojuni deputetëve socialistë të mos fshihen, por të ushtrojnë përgjegjësinë që u ka dhënë vota e qytetarëve. Kërkojuni forumeve drejtuese të partisë të tregojë se Shqipëria vjen përpara interesave politike të Edi Ramës.

Ju keni ende mundësinë të dëshmoni se Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj dhe se interesat e Shqipërisë janë mbi interesat e çdo individi.

Krimi, korrupsioni, dhuna dhe armiqësia me qytetarët, nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste.

Zgjedhja është në vullnetin tuaj: të mbroni pa kushte Edi Ramën, pavarësisht kostos për vendin, apo të vendosni Shqipërinë dhe qytetarët e saj mbi çdo interes tjetër.

Unë besoj se asnjë socialist që e do vërtet vendin nuk duhet ta ketë të vështirë të bëjë zgjedhjen e duhur.

Të nderuar socialistë, mos harroni se pushtetet ndërrohen, kryetarët largohen dhe mandatet përfundojnë. Shqipëria mbetet.

Vendoseni Shqipërinë mbi Edi Ramën. Vendoseni interesin e qytetarëve mbi interesin e pushtetit. Dhe tregoni se keni guximin të jeni socialistë pa hequr dorë nga përgjegjësia ndaj atdheut tonë të përbashkët.

Me respekt për çdo socialist që beson se Shqipëria meriton më shumë se heshtja politike,

Luan Rama

Themelues dhe Ish anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Etiketa: Edi Ramaluan ramaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turma e protestuesve detyron efektivët të tërhiqen, policët hedhin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

18:18 : 17/10/2026
AKTUALITET

Pamje tronditëse/ Policia vërsulet drejt protestuesve, një person bie pa ndjenja

17:53 : 17/10/2026
AKTUALITET

“Po kërkon gjak”/ Këlliçi: Rama të ndalë dhunën dhe të japë dorëheqjen

17:37 : 17/10/2026
AKTUALITET

Përshkallëzohen përplasjet në bulevard, të lënduar dhe shoqërime

17:28 : 17/10/2026
AKTUALITET

Plumba gome, gaz lotësjellës dhe molotov/ Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e pestë

17:17 : 17/10/2026
AKTUALITET

Goditet autoblinda e policisë, thyhet xhami i përparmë i makinës së ujit me presion

17:08 : 17/10/2026

TË GJITHA

Luan Rama thirrje socialistëve: Shqipëria është më e rëndësishme se Edi Rama, mblidhni forumet dhe merrni përgjegjësi!

18:25 : 17/10/2026

Turma e protestuesve detyron efektivët të tërhiqen, policët hedhin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

18:18 : 17/10/2026

Humbi ndjenjat pas goditjes nga policia, merret me ambulancë qytetari i lënduar

18:06 : 17/10/2026

Pamje tronditëse/ Policia vërsulet drejt protestuesve, një person bie pa ndjenja

17:53 : 17/10/2026

“Po kërkon gjak”/ Këlliçi: Rama të ndalë dhunën dhe të japë dorëheqjen

17:37 : 17/10/2026

Përshkallëzohen përplasjet në bulevard, të lënduar dhe shoqërime

17:28 : 17/10/2026

Plumba gome, gaz lotësjellës dhe molotov/ Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e pestë

17:17 : 17/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com