Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore

17 Tetor 2026 | 18:39

Pas paraqitjes në QSUT, raportohet se qytetari që mbeti pa ndjenja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje të mirë shëndetësore.

Spitali bën me dije gjithashtu se burri ka folur dhe është koshient.

Ngjarja u regjistrua disa minuta më parë, kur forca të shumta policie dhe autoboti me ujë u drejtuan kundër protestuesve. Dyshohet se burri, për shkak të gazit lotsjellës dhe vrapit, është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.

Informacioni i plotë:

Dr. Euglert Karriqi, mjek i Urgjencës në QSUT, informon mbi gjendjen shëndetësore të pacientit 53-vjeçar, S.K., i cili u transportua nga ekipi i Urgjencës Kombëtare, nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt QSUT-së për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor.

Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Aktualisht ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

QSUT: 21 efektivë dhe 13 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00 deri tani. Sipas njoftimit, në...
19:16 | 17/10/2026

Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej...
19:10 | 17/10/2026

Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete (VIDEO)

Protestuesit kanë ndezur një zjarr te Gjykata e Lartë në Tiranë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe 2 automjete. Flakët kanë përfshirë ambiente të katit të...
19:08 | 17/10/2026