Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës
Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej brenda.
Pas këtij akti, Kryeministria ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e stafit mjekësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.
Njoftimi i plotë:
Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave!
Ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari!
Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente.
Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cënimin e personelit mjekësor.
Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat!
Jeta e njeriut është mbi gjithçka!
QSUT: 21 efektivë dhe 13 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore
Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO)
- 19:16 QSUT: 21 efektivë dhe 13 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore
- 19:08 Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete (VIDEO)
- 18:51 Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO)
- 18:49 Policia largon protestuesit nga bulevardi, turma zhvendoset në rrugicat përreth
- 18:42 Protestuesit i vënë flakën njërës prej dyerve të ish-hotel “Dajtit”
- 18:39 Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore