Tensionet kanë vijuar te kryeministria edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve.
Kanë qenë deputetët e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë debatuar me policinë në prani të medias dhe forcave të shumta speciale.
Ndërkohë, një punonjës policie i bezdisur nga pyetjet e deputetit Kapri e ka shtyrë këtë të fundit deri sa i ka hedhur lendë paralizuese nga sytë.














