Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia
Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe efektivët e policisë.
Dy deputetët kanë kërkuar shpjegime nga Hita lidhur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe daljen e forcave RENEA, por efektivët nuk i kanë lejuar t’i afrohen drejtuesit të policisë dhe të kalojnë përtej kordonit.
Situata është tensionuar më tej, ndërsa gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Në një moment, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur spraj me piper djegës, duke e goditur në fytyrë.
Policia hedh spraj ndaj deputetëve të Partisë Mundësia! Përplasje para Kryeministrisë https://t.co/VVtTc71dPW
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 17, 2026

Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe dëmtojnë bizneset gjatë marshimit në kryeqytet (VIDEO)
QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore
Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës
- 19:43 Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe dëmtojnë bizneset gjatë marshimit në kryeqytet (VIDEO)
- 19:16 QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore
- 19:10 Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës
- 19:08 Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete (VIDEO)
- 18:51 Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO)
- 18:49 Policia largon protestuesit nga bulevardi, turma zhvendoset në rrugicat përreth