Pas arenës së luftës në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', policia ka vijuar ndjekjen dhe arrestimet e dhunshme.
Në një video të publikuar në rrjete makinat e policisë kanë hyrë në sheshin Skenderbej, duke krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese.
Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë njerëz masivisht. Disa persona janë dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit. Efektivët e policisë janë shpërndarë në zona të ndryshme për të kryer arrestime.
Edhe protestuesit janë shpërndarë për t’u shpëtuar ndalimeve të policisë.
© SYRI.net