Pas 3 orëve betejë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ policia ka arritur të zbrapsë protestuesit nga bulevardi. Ndërkohë dhjetëra efektivë policie po vijojnë arrestimet e dhunshme masive. Efektivët e policisë janë shpërndarë në zona të ndryshme për të kryer arrestime.
Disa persona janë dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit. Edhe protestuesit janë shpërndarë për t’u shpëtuar ndalimeve të policisë.
Në një video të shpërndarë në rrjete duket një moment kur një grup efektivësh kapin një të ri, e rrethojnë dhe e qëllojnë pa mëshirë me shkopa gome para se ta arrestojnë.
© SYRI.net