Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Policia i përplasi të birin me makinë/ Shpërthen babai i 16-vjeçarit: Po vrasin breza e të ardhmen, kështu do jetojmë?!

21:19, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është kthyer në kaos të vërtetë situata me protestën e të rinjve në kryeqytet, teksa Policia ka dalë jashtë kontrollit me veprimet e saj brutale dhe aspak profesionale.

I tillë është edhe rasti i një 16-vjeçari, i cili dyshohet të jetë përplasur me makinë nga policia dhe më pas është dhunuar.

Këtë e dëshmon edhe babai i të miturit, i cili ka mbërritur në spitalin e Traumës për të marrë më shumë informacion rreth të birit.

Sipas tij, policia e ka goditur me makinë dhe më pas e ka dhunuar me grushte, ndërsa brenda në spital i është thënë të kyçë gojën nga ana e uniformave blu.

Siç shihet dhe nga pamjet, rasti i 16-vjeçarit nuk është i vetmi, pasi edhe një protestues tjetër është paraqitur urgjencë në spitalin ushtarak me fraktura, pasi u godit nga ana e Policisë në mënyrë brutale.

Sipas informacioneve nga brenda Traumës bëjnë me dije për Syri se deri më tani mund të jenë trajtuar deri në 60 pacientë, përfshirë protestues dhe policë, por ende nuk ka një shifër zyrtare nga ana e institucioneve shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco