Një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar për protestën studentore në vendin tonë, e cila është në ditën e pestë të saj.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, kongresmeni Robert Aderholt shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s.
‘Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre’, thuhet në mesazhin e kongresmenit.
Reagimi:
"Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre".
I am deeply concerned by the escalating unrest in NATO Ally Albania. The Albanian people deserve the rule of law, accountable institutions, and the freedom to make their voices heard. All parties must reject violence, and the government must respect the rights of peaceful protesters. Albania’s young people deserve a voice in shaping their nation’s future.
— Robert Aderholt (@Robert_Aderholt) October 17, 2026
© SYRI.net
PD: Kupola e Krimit në PS kundër dorëheqjes së Padrinos dhe zgjidhjes politike, mban peng vendin
Policia i përplasi të birin me makinë/ Shpërthen babai i 16-vjeçarit: Po vrasin breza e të ardhmen, kështu do jetojmë?!
Skandal/ Policia dhunon brenda xhamisë, Dëshmia: Po prisnin namazin, besimtarët u goditën me shkop gome dhe gaz