Sport

Vedat Muriqi lë gjurmë në fitoren e Fenerbahçe, shënon golin e 7 në 8 javë!

Vedat Muriqi rigjen golin në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës la gjurmën e tij në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Alanyaspor e fituar me rezultatin 3-0.

Muriqi nuk ishte titullar në këtë ndeshje dhe u aktivizua në minutën e 81. Por Piratit iu deshën vetëm 6 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës me Muriqin që ishte autori i golit të tretë të Fenerbahçe duke vulosur fitoren përfundimtare të skuadrës së tij.

Ky i kësaj të shtune ishte goli i 7 i Vedat Muriqit në 8 javë kampionat që konfirmon statusin e tij si goleador dhe me sa duket sulmuesi dardan po ndjek gjurmët e tij të sezonit 2019/20 kur po me Fenerbahçe shënoi 17 gola në 34 ndeshje.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.