AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tirana në kaos, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

Dita e pestë e protestave kundër qeverisë u shoqërua me përplasje të dhunshme në rrugët e kryeqytetit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës, autobote të blinduara me topa uji dhe plumba gome për shpërndarjen e demonstruesve.

BIRNBIRNngaBIRN
29 minutes më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dsc 4569
Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) hedhin gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të shtunën, më 17 tetor 2026. Foto: Xhemali Moku/BIRN

Tirana u përfshi të shtunën nga një tjetër ditë përplasjesh të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa revolta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama hyri në ditën e pestë, e shoqëruar me përdorimin masiv të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe, për herë të parë, plumbave të gomës.

Mijëra të rinj u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisjen e vendit. Tensionet u përshkallëzuan pasi grupe protestuesish hodhën gurë dhe sende të forta drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Përplasjet u zhvendosën gjatë ditës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në afërsi të Kryeministrisë, duke e kthyer qendrën e kryeqytetit në një arenë përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Përdorimi i plumbave të gomës shënoi një përshkallëzim të ri të dhunës policore dhe ngriti pikëpyetje mbi proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve.

Pamjet dhe raportimet nga terreni dokumentuan demonstrues të goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa gazetarët e BIRN gjetën predha gome në bulevard. Nga ndërhyrja policore u goditën edhe punonjës të medias që po mbulonin protestën.

Në një konferencë për shtyp pasditen e së shtunës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pranoi përdorimin e plumbave të gomës, por këmbënguli se ndërhyrja kishte qenë e kufizuar dhe në përputhje me procedurat.

“Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim”, deklaroi Hita, duke argumentuar se mjete të tilla përdoren edhe nga forcat e rendit në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas tij, efektivët e policisë ishin përballur me sulme me gurë, bomba molotov dhe sende metalike, të cilat kishin shkaktuar plagosjen e disa punonjësve të policisë, përfshirë një efektiv që kishte pësuar dëmtime të rënda në nofull.

Hita bëri të ditur se gjatë pesë ditëve të protestave janë arrestuar 167 persona dhe janë proceduar penalisht 388 të tjerë, ndërsa 132 punonjës policie kanë mbetur të lënduar. Ai nuk dha të dhëna për numrin e protestuesve të plagosur gjatë përplasjeve.

Kreu i policisë njoftoi gjithashtu pezullimin nga detyra të shtatë efektivëve, ndaj të cilëve kanë nisur hetime disiplinore për tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjeve ndaj demonstruesve.

whatsapp image 2026 10 17 at 8.06.37 pm (2)whatsapp image 2026 10 17 at 8.06.37 pm (2)
Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) qëllojnë me armë gjahu (shotgun) me plumba gome në drejtim të protestuesve gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të shtunën, më 17 tetor 2026. Foto: LSA

Përshkallëzimi i dhunës nxiti edhe reagimin e arqipeshkvit metropolit të Shkodër-Pultit, Giovanni Peragine, i cili u bëri thirrje autoriteteve të dëgjojnë pakënaqësinë qytetare dhe të marrin përgjegjësi politike për krizën.

Në një mesazh të publikuar në vigjilje të festës së Zojës së Shkodrës, Peragine vlerësoi se protestat pasqyrojnë një pakënaqësi të thellë shoqërore, e cila nuk mund të shpërfillet ose të trajtohet vetëm si çështje e rendit publik.

Ai kujtoi se qytetarët kishin protestuar për katër muaj në mënyrë paqësore, pa marrë përgjigje për kërkesat e tyre nga institucionet.

Duke dënuar aktet e dhunës, arqipeshkvi theksoi se ato nuk e përjashtojnë përgjegjësinë e qeverisë për të adresuar shkaqet e pakënaqësisë.

“Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete”, u shpreh Peragine, duke nënvizuar se, kur besimi tek institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, drejtuesit politikë duhet të jenë të gatshëm të marrin edhe vendime të vështira.

“Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës së saj”, paralajmëroi ai.

Thirrjeve për përgjegjësi politike iu bashkua edhe Ervin Qylafku, imam prej më shumë se 15 vitesh në Xhaminë e Madhe të Durrësit dhe kritik publik i qeverisë gjatë protestave të muajve të fundit. Në një letër të hapur, ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe rrezikun e gjakderdhjes.

Protestat tërhoqën gjithashtu vëmendjen e politikanëve amerikanë. Kongresmeni republikan Joe Wilson shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e krizës dhe i kërkoi qeverisë shqiptare të përmbahet nga përdorimi i dhunës ndaj demonstruesve.

“Po ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, një vend aleat në NATO”, shkroi Wilson në rrjetet sociale.

“Populli shqiptar meriton liri, sundimin e ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë një zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”, shtoi ai.

Një qëndrim më të drejtpërdrejtë për zgjidhjen politike të krizës mbajti Elez Biberaj, ish-drejtues i Zërit të Amerikës dhe njohës i zhvillimeve politike në Shqipëri, i cili e cilësoi situatën si krizën më të rëndë të 13 viteve të qeverisjes së Ramës.

Në një analizë të titulluar “Quo Vadis, Shqipëri?”, Biberaj argumentoi se protestat nuk janë thjesht një reagim ndaj ngjarjeve të fundit, por shprehje e një krize më të thellë të qeverisjes, përfaqësimit politik dhe besimit publik, të ushqyer ndër vite nga përqendrimi i pushtetit, korrupsioni dhe dobësimi i institucioneve demokratike.

Sipas tij, Rama kishte nënvlerësuar pakënaqësinë qytetare dhe kishte shpërfillur për muaj të tërë protestat paqësore të lëvizjes së Flamingove, ndërsa përballë përshkallëzimit të situatës kishte zgjedhur përdorimin e forcës dhe fajësimin e opozitës e të faktorëve të jashtëm.

“Dorëheqja e Ramës tashmë është bërë një parakusht për rivendosjen e legjitimitetit politik, uljen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për ripërtëritjen demokratike”, shkroi Biberaj.

Ai propozoi krijimin e një qeverie teknike ose kalimtare, me mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore, e cila të rivendosë stabilitetin, të rihapë dialogun dhe të përgatisë vendin për zgjedhje të reja, të paraprira nga një reformë e sistemit zgjedhor.

Biberaj u bëri gjithashtu thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian të mos qëndrojnë vëzhgues pasivë të krizës, por të përdorin ndikimin e tyre për të lehtësuar dialogun dhe reformimin institucional, pa imponuar zgjidhje nga jashtë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se largimi i Ramës do të ishte vetëm hapi i parë drejt adresimit të problemeve strukturore të vendit, përfshirë korrupsionin, klientelizmin dhe mungesën e llogaridhënies.

 

Tjetri
whatsapp image 2026 10 17 at 5.39.25 pm

Policia shpërndan me forcë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

whatsapp image 2026 10 17 at 5.39.25 pm

Policia shpërndan me forcë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

22:47 | 17/10/2026
dsc 4569

Tirana në kaos, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

22:23 | 17/10/2026
whatsapp image 2026 10 15 at 12.56.49 pm

Psikoterapistët kërkojnë hetim të dhunës policore ndaj të miturve në protesta

11:07 | 17/10/2026
dsc 3403

“Duart e huaja” si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

07:36 | 17/10/2026
dsc 4023

Qytetarët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve kundër qeverisë

21:32 | 16/10/2026
Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën

18:31 | 16/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.