Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak, thotë kryeministri Rama duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth. Duke përmendur forca të opozitës këtu në Tiranë por edhe Rusinë dhe Iranin si forcat kryesore të huaja, Rama tha se janë një konglomerat që duan dështimin e rrugës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ndër to, renditi edhe Berishën si autor pas saj, duke e quajtur "matuf."
Kryeministri u tregua i hapur për dialog vetëm me ata që janë pa maska, studentët e vërtetë. “Kush do të sfidojë shtetin me maska ta harrojë”, tha Kryeministri.
"Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.
Duke mbajtur në dorë një nga mijëra gurët e shkulur nga pllakat e trotuareve dhe të hedhur në bulevard kundre policëve, Rama tha se dhuna e verbër nuk i përket rinisë.
Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund të bëjë ky gur nëse bie në kokën e dikujt. Nuk është e nevojshme të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur në Shkodër. Kjo është dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin të bëjnë hajër. Përballë kësaj dhune qëndron policia që përballet me mllefin, inatin, të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e policisë i shikoni? I dini kush janë? Ua dini jetën, hallet?
Policët, edhe ata kanë pakënaqësitë e tyre, por ndryshe nga pjesa tjetër nuk bëjnë thirrje për qëndresë kundër shtetit, por janë vetë qëndresa e shtetit. Në të gdhirë, çdo orë e çdo minutë të këtyre ditëve, policët nuk po kërkojnë vëmendje, promovim, shumëçka që me siguri u takon, por me siguri kanë nevojë të ndiejnë praninë tonë dhe të shoqërisë në këtë sakrificë përballë gurëve, saçmeve, molotovëve, flakëve të një turme të maskuar.
Sfida që paraqet kjo situatë nuk prek pushtetin e as shtetin, vijoi Rama, por të ardhmen e Shqipërisë në BE kur vendi ndodhet pranë ëndrrës historike.
Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po a mtuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull.
Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. Rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj", tha Rama.
Lajm në përditësim...

Pas ideologut të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili përkrahu publikisht protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas raportimeve se ky i fundit kishte akuzuar Rusinë dhe Iranin si “duart e huaja” që fshihen pas protestave të dhunshme në Tiranë.
Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zaharova i thotë Ramës që të mos ua hedhë fajin të tjerëve për situatën në vend, duke shkruar se janë vetë qytetarët shqiptarë që kanë dalë në protesta.
Postimi i plotë i Maria Vladimirovna Zaharovës
Mediat: “Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.”
“Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t'ua hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet tuaja të brendshme.”
Kalendari i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk pret, thotë kryeministri Rama duke e cilësuar si arsyen e vetme që nuk jep dorëheqjen. Sipas tij, nëse largohet dhe në vend të tij vijnë Adriatik Lapaj, Arlind Qori apo Sali Berisha, të cilëve u vë epitete nga më të ndryshmet dhe janë sipas tij, të paaftë për ta çuar vendin drejt BE. Edhe nëse do ta bënin, kjo do të merrte një kohë të gjatë ndërkohë që kalendari është miratuar.
“Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘’po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’’? po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri. Po le të themi që jeni po kaq të aftë, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar. Kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani. Ajo dritare siç e tregojnë historitë e vendeve të tjera , hapet, mbyllet.
Ne na është hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë ne të çojmë, të japim dhe të marrim me komisionin dhe ka çdo ditë fluturime në Bruksel dhe nga Brukseli këtu për të ndarë informacion, për të ndarë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Pse? Se në qoftë se unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballisti ose ai neokomunisti apo mos hymë tani te matufepsi currufjapsi, do duhet një kohë e gjatë, ”jo po ti jo po unë, jo po ky jo po ai, jo po këta jo po ata”. Çfarë është kjo?”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij për protestat, kryeministri Rama sulmoi edhe analistët e mediave duke u shprehur se çdo mbrëmje përgatisin “zullumin” dhe janë nxitësit kryesorë. Sipas kryeministrit, mediat dhe rrjetet heshtin për të mos humbur ndjekësit e as për të mos qenë pre e sulmeve.
“Shqipëria ka një te keqe tek hipokrizia e madhe e njerëzve të kamur, tek hipokrizia e madhe e atyre, që para pafund online dhe që për lajke janë gati ta djegin Shqipërinë fare, ta djegin. Por, nga ana tjetër kanë frikë të thonë një fjalë kundër dhunës sepse ju ikin lajket edhe bëhen objekt i dhunës dhe si ata është tipologjia e atyre që sot kanë një zë hipokrit, të mëdhenj shumë, të jashtëzakonshëm. Çfarë duan? Duan favore. Kanë kohë që s’marrin favore. Shumë kohë të gjatë dhe nuk dinë të jetojnë pa favore. Prandaj thashë ata të mbrëmjes janë më zi se ata të gurëve se nxitja fillon nga ata të mbrëmjes. Zullumi përgatitet nga ata të mbrëmjes. Natë për natë, natë për natë, natë për natë, natë për natë, vjedhje e vjedhje, korrupsion, korrupsion, vjedhje, krim, për të nxitur të ligën tek njerëzit”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se është i gatshëm të flasë pa gurë e maska. Sa për dëmtimet që u janë shkaktuar bizneseve, premtoi se gjithçka do të rindërtohet edhe më e fortë.
“Kush do të flasë, jam këtu. Kush do të çojë mesazhe me gurë e maska, shtetin e ka përballë. Dëmi është shumë më i vogël nga çfarë duket sepse janë kllounët e mbrëmjes që e amplifikojnë maksimalisht. Të gjitha do t’i bëjmë siç di unë t’i bëj, më të mira, më të forta sepse çdo gjë që nuk na vret, na bën më të fortë. Kjo do ta bëjë Shqipërinë më të fortë”, përmbylli kryeministri.
Kryeministri Rama iu adresua edhe përdorimit të fishekëve të gomës në disa raste nga policia kundrejt protestuesve. Ai shpjegoi se kjo erdhi pas sulmit me zare metalikë nga protestuesit. Sa për daljen e RENEA-s në terren, tha se është detyrë e forcës në momentin që ka kërcënim.
“Efektivi i policisë mori zarin metalik këtu, iu ça nofulla. Shoku e largoi kriminelin që qëlloi me saçme. Shikoni policinë në Francë që gjuajnë me plumba gome. RENEA ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim, del kur luhet edhe një ndeshje futbolli Shqipëri-Serbi, ç’do të thotë kjo? Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund ta fshehësh identitetin”, tha Rama.
Shteti që dorëzohet para gurëve të hedhur nga protestuesit nuk e merr më veten, tha kryeministri Rama drejt përfundimit të fjalimit, duke përsëritur ftesën për dialog.
“Shteti që dorëzohet para kësaj nuk e merr veten për vite. Le ta ndërpresim këtu dhe unë i ftoj këdo që do të bëjë dialog, të flasë, me apo pa kamera, me apo pa fotografi, në fakultet, ku të doni, çfarë keni, çfarë doni, çfarë mund të bëjmë për ju. Po flas me ata vajza e djem që shkojnë atje jo për të gjuajtur me gurë, por pararojë kanë gurët”, tha kryeministri.
Duke folur për dorëheqjen që protestuesit i kërkojnë apo fjalët se duhet t’i hapë rrugë të rinjve, kryeministri Rama mori në duar një nga gurët e hedhur në bulevard këto ditë duke pyetur se çfarë ndodh nëse ai largohet.
Ai e bëri të qartë se nuk bëhet më fjalë për ambicie, pushtet apo pasuri, por vetëm për aspiratën që Shqipëria të jetë pjesë e BE.
‘Hapi rrugën rinisë.’ Cilës rini? Kësaj? Hapi rrugën kësaj? Le të prezumojmë për një moment që unë i hapa rrugën kësaj. Çfarë vjen pas kësaj? Qetësia, një qeverisje më e mirë, Shqipëri europiane, Shqipëria në BE? Pas kësaj vjen e kaluara që e kemi jetuar dhe ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe unë s’kam lejuar t’ia paguajnë edhe asaj që po rriten mes 1001 vështirësive, ku më e madhja është kaosi i rrjeteve sociale, i urrejtjeve, ndasisë, zilisë pse e ka ai dhe jo unë. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone te Vodafone, janë viktimat e kllounëve që u tregojnë prapanicën në Instagram, që u bëjnë poza dhe të ndihen totalisht të pavlerë sepse nuk kanë iPhone, jo librin.
Të jemi shumë të qartë, nuk është çështja e pushtetit tim. Mund ta kem pasur në krye të herës dëshirën për të takuar të mëdhenjtë e kësaj bote, i kam parë dhe më kanë parë drejt e në sy. Ia kam provuar vetes se mund ta përfaqësoj këtë vend me dinjitetin më të lartë, jo me arrogancë por me krenari. Bëj vetëm udhëtimet e domosdoshme. S’kam më as dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet. Pasuri? Ç’t’ju them, është e kotë të flas për të. Në lojë është tryeza e negociatave në BE, kaq e thjeshtë është kjo. Shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, duan këtë, apo BE”, tha Rama.
Kryeministri Rama thotë se ai nuk është në një vend pune, por në një mision, i cili është që Shqipëria të rrijë kryelartë.
“Misioni është që Shqipëria të mos ulë më kokën para askujt. Shqipëria të rrijë me kokën lart aty ku e ka vendin. Unë s’jam në vend pune, jam në mision”, tha kryeministri.
Dy ditë më parë gjatë protestave të dhunshme, një dron me eksploziv që do të godiste kryeministrinë, është neutralizuar, tha kryeministri Rama.
“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar për të goditur kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, një Zot e di çfarë pasojash, nuk ka të mitur që i shkon mendja ta vërë atë plan, që është një dorë e huaj”, tha Rama.
Kryeministri Rama tha se nevojitet dialog me doemos, por ende nuk është e qartë se me kë pasi protestat që po zhvillohen s’janë lëvizja studentore e 2018-ës. Sipas tij, është një kurth i përgatitur për Shqipërinë nga ekstremistët.
“Unë nuk kam tallur askënd, unë kam treguar me gisht ata që janë edhe sot pjesë e gjësë, as për ta bërë Shqipërinë më të mirë, janë aty për ta kthyer Shqipërinë përmbys, qoftë për llogari të PD, të Republikës Khomeiniste të iranit. Kjo është e vërteta. Duhet dialog, patjetër, kjo është A-ja, por me kë? Me studentët? Po i kthehem 2018. Ajo ishte lëvizje studentore, por kjo nuk është. Është një kurth jo për mua, për Shqipërinë ku njerëz të paguar, të ekstremizuar, të reja e të rinj, idealistë që janë pre e një ideologjie, marrëzie e ashtuquajtur Antifa, kanë marrë peng të tjerët”, tha Rama.
Duke përmendur fjalët e studentëve se nuk janë dëgjuar, kryeministri Rama tha se në të vërtetë i ka dëgjuar thirrjet e tyre për dorëheqje e burg çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete pse ai duhet të largohet.
“Ju kam dëgjuar çdo ditë sepse keni ardhur poshtë dritares sime, ju kam dëgjuar o në burg o në litar, burg, burg, jep dorëheqjen. S’kam dëgjuar kërkesa. Keni ardhur aty 140 ditë dhe asnjëherë s’keni trokitur te dera dhe të të themi me njerëzillëk, sy më sy, pse duhet të ikësh. Se me burg, burg, burg si në ato sheshet e mesjetës, s’jemi më në shek. XXI, s’jemi në atë që kemi zgjedhur. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si do të iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. Ne nuk kemi reflektuar? Unë e kam dëgjuar me shumë kujdes, por ne kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të flamingove me mësime që po i vëmë në jetë një e nga një. Nuk e dëgjoj më Zvërnecin sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty te Flamingo Mirror”, tha Rama.
Protesta frymëzohet nga duar të huaja, tha kryeministri Rama duke ia atribuuar ndikimit nga Rusia e Iranit, lëvizjes antifa, ekstremistët e fesë, Sali Berisha e deri te dezinformimi për policë serbë të paguar për të dhunuar.
“Ata që nuk duan PS në pushtet janë të prirur ta relativizojnë dhunën dhe mendojnë se kjo punë zgjidhet me dhunë dhe është çështje ditësh. Duart e huaja, pse po përpiqet të krijojë idenë që këtu kanë ardhur izraelitët, që këtu, siç thoshte një lajm i rremë i përhapur me shumë shpejtësi, zbresin çdo ditë 1 mijë izraelitë për të më mbështetur mua dhe për të rrahur e vrarë fëmijë? Kujt i intereson? Ky është një konglomerat antifa që frymëzon të rinj të frustruar me ekstremet politike karagjozë, një neo komunist tërësisht i lajthitur dhe një neo ballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet. Pas ekstremeve politike, qëndron matufi që mbart të keqen e mbrapshtë që e përndjek Shqipërinë prej 1912, vijnë ekstremistët e fesë në një vend që s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë probleme fetare. Ky vend është më i fortë se kurrë në arenën ndërkombëtare. Izraeli është vend mik, siç është Katari. Këta të dy s’kanë marrëdhënie diplomatike.
Qershia mbi tortë janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu dhe na qenkan nën uniformën e atyre burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet, që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan edhe serbë. Kjo është një marrëzi, por jo kolektive për fat të mirë dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar, as ata që janë kundër kësaj qeverie sepse këtë film ne e kemi parë. Këta s’kanë mend fare, janë komplet kokëboshë”, tha Rama.
Protestat e dhunshme nuk po sfidojnë as kryeministrin dhe as shtetin, por anëtarësmin e Shqipërisë në BE në vitin 2030, tha Rama. Sulmi ndaj bankave është pjesë e planit për të përhapur panik dhe për të gjitha këto, bën fajtor kreun e PD, Sali Berishën, ndonëse nuk e përmend drejtpërdrejt.
“Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po ai matuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull”, tha kryeministri.
Protesta e dhunshme që zhvillohet prej 5 ditësh frymëzohet nga ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të botës, tha kryeministri Rama. Veçantia e Shqipërisë është se kjo po ndodh kur Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE në 2030. Sipas tij, studentët janë pengje të grupit të zjarrit.
“Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, tha Rama.
-
Burektorja e callcenterave ne aksion pa u gdhire mire , beqira e salih qorr shehaj tna hani rakun te gjith ju qe skeni guxim me dal vet e perdorni kalamj per loja lufte
Përgjigju -
Policet ndoshta te urrejne me shume se studentet prandaj beji nje te mire vendit e dorehiqu dhe leri llafet boshe.
Përgjigju-
Dili shtetit zot z.kryeminister. Nuk mund ta marin peng vendin islamiket e paguar nga Erdogani , po leri llogjet me Iran dhe Rusi.
-
-
SOT je bere nje pune te mire...qe ke hequr ata guret nga bulevardi..ata gure duhet te ruhen...sepse duhen rivene ne bulevard....Z.RAMA.
Përgjigju -
Ik mor maskara!!! Diktatoruc! Po bravo te qofte se per 14 vjet i genjeve shqiptaret, por me ne fund e nxorre fytyren e vertete!!! S'ke turp! Po si rrihen e dhunohen njerezit si me qene kafshe??
Përgjigju -
Sa te zbukurojne keto fjale amam
Përgjigju -
N.Q.S NUK E JEP DOREHEQJEN.,,.ATEHERE A E RUAN RENDIN..SIGURJNE DHE PRONEN E QYTETAREVE TE TIRANES....
Përgjigju -
Bo amisti prapa dhe jepi amisti dhe atyre qe kan bo nga 4 vrajse . Se te dera e shtepis ne surrel I ke heren teeter. Dhe te bi radha te fluturosh nga aroporti i kuksit kute arratisesh. Se aty ne tiron it’s kapin shpejt. Degjo shokun sete dua shum futi dhe nje amisti tjeter keto dit. Se per kok tate i ke te gjith.
Përgjigju -
O ke marre fund o diktator i fundit o zari i i çufove e lidh cdo gje me Cifutet se aty e ke hallin qe te shpetosh nga ato por ato do te fundosin
Përgjigju -
Shikoni sa i pafytyre eshte ne ato qe thote .. kriminel, hajdut dhe tradhetar.. njeriu me i zi qe ka drejtuar kete vend qe nga 1913 ta..!!
Përgjigju











Komente
Komento