Flet Edi Rama: Nuk bie në kurthin që kërkon gjak! Forcat e policisë janë heronjë. Nuk ka dalë populli, por….
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot herët dhe po flet për herë të parë për protestën e dhunshme si dhe përgenjështron fjalët se jam arratisur. “Jam këtu me ju”- tha kryeministri. “Protestat e dhunshme nuk kanë asnjë lidhje me studentët. Nuk po bie në kurthin e dhunës që kërkon gjak, por nuk bie në këtë kurth”, theksoi Rama.
Me tej kryeministri theksoi se ata që gjuajnë me gurë, hekura, molotov, etj janë kriminela dhe do ndëshkohen. Rama shtoi se ky brez i ri i rritur me mirë se sa brezi ynë, por që ka kërkesa të natyrshme të reja, e duan gjithçka gati. Kryeministri nënvizoi se forcat e policisë janë heronjtë e shtetit, sepse po sakrifikojnë për të ruajtur shtetin, rendin publik. Terrori i gurëve nga një grusht njerëzish të keqpërdorur po synon për llogari të dikujt që ndalojë procesin e anëtarsimit të Shqipërisë në BE.
“Matufi (Berisha) bën thirrje nga mëngjesi në darkë për terror”. PD e ka plan përhapje paniku dhe destabilitet. Ndërkohë protesta ka edhe në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali si një flamë e keqe, por këtu “flama” ka duar të huaja për ta penguar drejt BE. Një dorë e fshehtë dhe djallëzore po përdor fëmijët. Po kështu kemi neutralizuar një dron me eksplozivë që godiste kryeministrinë brenda për ta shkaterruar krejtësisht…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke mohuar se ka dëgjuar kërkesa konkrete nga protestuesit, të cilët prej më shumë se 135 ditësh kanë dalë në rrugë me thirrjen “Jepe dorëheqjen”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi një bisedë që pretendon se ka zhvilluar me një studente, e cila i kishte thënë se protestuesit kanë kërkuar prej muajsh që ai t’i dëgjojë.
Kryeministri u përgjigj se, sipas tij, nga protestat poshtë dritares së zyrës së tij ka dëgjuar vetëm thirrjet “burg dhe litar”, ndërsa pretendoi se nuk janë paraqitur kërkesa për dialog.
Por në këtë lumë, një studente, në një gjuhë aspak normale, por jo si e tyrja, më shkruan dhe flasim edhe në telefon dhe më bën përshtypje që pak di nga historia jonë, për atë që ka ndodhur në këtë qytet.
Më tha: ‘S’na ke dëgjuar kaq muaj’. I thashë: ‘Ju kam dëgjuar, se keni qenë poshtë dritares sime. Kam dëgjuar burg dhe litar. Nuk keni thënë asnjë kërkesë, keni thënë s’duam dialog’.”
Për me tepër ndiqeni live

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10120

