Nuk kanë fund çudirat e deklaratat e Ramës mëngjes pas mëngjesi. Siç duket e ka kuptuar që është në ditët e fundit të vjedhjes dhe grabitjes së Shqipërisë dhe çuditet se si të rinjtë shqiptarë nuk po e lënë që të vijojë grabitjen dhe vjedhjen e tij në qetësi. Ushtarët e vet në grupin parlamentar janë zegjinizuar të gjithë, sepse vjedhin bashkë me të.
Ndërkohë që zërat kundër nga ish drejtues dhe funksionarë të PS që i kërkojnë reflektim ndaj urrejtjes masive popullore, nuk i bëjnë më përshtypje. Sulmon pa teklif të rinjtë duke i quajtur kriminelë. Akuzon shqiptarë se pse po i mbështesin dhe lutet që studentët të paktën të rrinë në shtëpi e jo ne protestë.
Pasi ka akoma nga ata që nuk janë në hartën e shpopullimit të sajdisur mirë nga Rama dhe banda e tij ne qeverisje. Pra janë në Shqipëri e janë në protestë se e duan Shqipërinë, jo të vjedhur, shpopulluar, grabitur e të drejtuar nga bandat dhe krimi.
Edi Rama: Rinia dhe studentët janë të frustruar dhe të inatosur, duan ndryshim dhe është në natyrën e qënies së tyre, por me keqardhje them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard janë pengje të grupit të zjarrit në krye. Atyre me maska, ku përdoren gjerësisht edhe të miturit, si mburoja për të përparuar.
Para 2 ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash.
© SYRI.net