E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“O në burg, o në litar”, Rama: Ky është një kurth i madh për shqipërinë, s’kam dëgjuar asnjë kërkesë

Kryeministri Edi Rama ka folur për mundësinë e dialogut me studentët që protestojnë në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi kërkesat e tyre dhe duke e krahasuar situatën aktuale me lëvizjen studentore të vitit 2018.

Rama deklaroi se qeveria ka në fuqi një pakt për universitetin, ndërsa protestat e tanishme i cilësoi si një “kurth të madh”, që sipas tij nuk synon vetëm atë personalisht, por edhe Shqipërinë.

Reklamë

Ai akuzoi persona të paguar, të ekstremizuar dhe të manipuluar se kanë marrë peng lëvizjen e të rinjve, duke përmendur edhe ideologjinë ANTIFA. Rama pretendoi gjithashtu se shumica e studentëve të Mjekësisë nuk janë pjesë e protestave dhe tha se, ndryshe nga lëvizja e vitit 2018, në tubimet e tanishme nuk ka dëgjuar kërkesa konkrete përtej thirrjeve për burgosjen e tij dhe dorëheqjen nga detyra.

Rama: Duhet dialog. Me kë duhet dialog? Me studentët? Ne kemi në fuqi një pakt për universitetin. Po i kthehem pak 2018. Ajo ka qenë një lëvizje studentore. Ky është kurth. Një kurth i madh, jo për mua, por për Shqipërinë. Ëhstë një kurth ku njerëz të paguar, njerëz të ekstremizuar, njerëz të hutuar dhe të manipuluar, të reja dhe të rinj, idealist por që janë pre e një ideologjie marrëzie të përfaqësuar nga ANTIFA kanë marrë peng të tërë të tjerët. Studentët e Mjekësisë, 95% e tyre nuk janë në protest. Nuk janë atje me gurët përpara dhe me maskat përpara, por nga ana tjetër nuk duan as dialog.

Unë jam këtu në çdo moment, por në atë lëvizjen rinore, atëherë ishin 20 mijë studentë…unë këtu poshtë dritares nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë konkrete, përveç “o në burg o në litar”, “burg burg burg”, “jep dorëhqjen”. Sot është terrori, i terrorizojnë. Nxjerrin lloj-lloj mesazhesh, memesh, shpifjesh. Ka një të keqe të madhe Shqipëria. Është një e keqe e madhe që i jep të drejtë shumë të rinjve idealist. Shqipëria ka një të keqe te hipokrizia e madhe e njerëzve të kamur. Te ata që bëjnë para pafund online dhe që për like janë gati ta djegin Shqipërinë fare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.