Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live në rrjete sociale, e cilësoi revoltën studentore kundër tij, që për pesë ditë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, si një “kurth i ngritur dhune që kërkon gjak”.
Ndërkohë që duke treguar gurët që të rinjtë shqiptarë i përgjigjën dhunës barbare të policisë që drejtohet prej tij dhe i ushtarvë të tij me maska e armë, të bindur verbërisht, akuzoi këta të rinj si kriminele dhe si bandë me maska.
“Me një pikë uji në oqeanin e çudirave që thuhen dhe përhapen dhe vendosa të jem këtu sot, t’ju shoh në sy dhe të më shikoni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia pasi për disa ditë, qysh se kjo flamë ka nisur jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Kërkohet gjak. Dhe unë e di historinë e këtij bulevardi. E njoh më mirë. Jam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 Janar, ku pati disa zjarre sporadike tek tuk në këtë perimetër, jo një kazan, jo një makinë, po ku nuk u prek me asgjë asnjë institucion ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit, dhe ku u vranë me plumba nga kjo godinë. 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot, nuk shkuan dot as në spital. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë dhe me zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, përsëri unë e kam mirë parasysh se ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tre vlen më shumë se cdo gjë tjetër në fund të ditës. Kështu që vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie. Ndërkohë që patjetër që dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen shpejt të tëra për sa i përket dëmeve fizike. Të tjera janë dëme të mëdha për të cilat do të përpiqem të flas. Prandaj unë kam qenë pak i përfshirë dhe fushën e kam pasur të lirë ata që e fillojnë dhe e mbarojnë ditën duke nxitur dhunë. Ekranet e dhunës, ku nuk dëgjon askënd që ta dënojë dhunën qartësisht. Ky është një nga mijëra gurët e shkulur, të trotuarëve të bulevardit për t’u hedhur mbi Policinë. Është një armë që mund të bëhet vdekjeprurëse.”, tha ai.
Ai gjatë ‘monologut’ të tij të radhës, nuk kishte asnjë reagim mbi kërkesat e të rinjve që nisin me largimin e tij dhe të qeverisë së tij të korruptuar deri ne palcë. Ai nuk foli fare as për akuzat që vijnë në adresë të tij por as për dhunën barbare të ishtarve të tij. Po e mbështesni qorrazi këtë protestë ju drjtua ai shqiptarëve. Duke treguar se nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë dorëheqje dhe asnjë qëndrim për të mbajtur përgjegjësitë e tij të paktën plitike për shpopullimin dhe situatën ku është katandisur vendi sot. Pa shpresë, pa punë, pa shkolla, pq njerëz. Po ikin. Dhe ku zot janë bandat e drogës, paratë e krimit dhe kryeministri i tyre.
© SYRI.net
Shqiptarët mbi 135 ditë i kërkuan dorëheqjen, Rama ka mbi një orë që reciton e vijon talljen: S’kishte kërkesa…
‘Do sulmonin Kryeministrinë’, shpëtuam karrigen time, Rama: E organizojnë armiqtë e huaj