Edi Rama, në një komunikim live në rrjete sociale, e cilësoi revoltën studentore kundër tij, që për pesë ditë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, si një “kurth i ngritur dhune që kërkon gjak”.
Ndërkohë që duke treguar gurët që të rinjtë shqiptarë i përgjigjën dhunës barbare të policisë që drejtohet prej tij dhe i ushtarvë të tij me maska e armë, të bindur verbërisht, akuzoi këta të rinj si kriminele dhe si bandë me maska.
Rama i kërcënoi studentët duke i quajtur, 'një tufë të paaftësh, një tufë të dhunshmish, një tufë mediokrish'...
Rama: Jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Jeni një tufë të pafatësh. Jeni një tufë të dhunshmish. Jeni një tufë mediokrish, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxini dhunë sepse nuk më mundni dot më zgjedhje. Nuk me mundni dot me fjalë. Nuk përballoni dot një argument me mua edhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri. Po le të themi që jeni po kaq të aftë, janë po kaq të aftë. Por di këtë gjë dhe po e përsëris. Nuk është pushteti im në lojë, këtu në lojë është tryeza e negociatave me Bashkimin Evropian. Kaq thjeshtë është kjo, dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, duan këtë (tregon gurin) apo duan Bashkimin Evropian.
Që Shqipëria të mos ul kokën më para askujt, që Shqipëria të rrijë aty ku e ka vendin, ky është misioni im. Unë nuk jam këtu në një punë, që më thoni ik nga puna unë jam në një mision, dhe tani po vij tek dorëheqja. Janë disa janë shumë që thonë, hapi rrugën rinisë cilës rini, kësaj (tregon gurin). Po mirë le të prezumojmë për një moment që unë ja hapa rrugën kësaj, kushdo që do më çojë mesazh me gurë dhe me maska mua dhe shtetin e ka përballë
Ai gjatë ‘monologut’ të tij të radhës, nuk kishte asnjë reagim mbi kërkesat e të rinjve që nisin me largimin e tij dhe të qeverisë së tij të korruptuar deri ne palcë. Ai nuk foli fare as për akuzat që vijnë në adresë të tij por as për dhunën barbare të ishtarve të tij. Po e mbështesni qorrazi këtë protestë ju drjtua ai shqiptarëve. Duke treguar se nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë dorëheqje dhe asnjë qëndrim për të mbajtur përgjegjësitë e tij të paktën plitike për shpopullimin dhe situatën ku është katandisur vendi sot. Pa shpresë, pa punë, pa shkolla, pq njerëz. Po ikin. Dhe ku zot janë bandat e drogës, paratë e krimit dhe kryeministri i tyre.
© SYRI.net
PS nën kontrollin e civilëve ma maska- Të rinjtë protestues përballen me persona me shkopinj e me kapuça
Policia hedh gaz masiv për të mbrojt selinë e PS, nuk ndërhyn ndaj civilëve të dhunshëm, lëndohet një fëmijë
Tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës