Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke mohuar se ka dëgjuar kërkesa konkrete nga protestuesit, të cilët prej më shumë se 135 ditësh kanë dalë në rrugë me thirrjen “Jepe dorëheqjen”.
Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi një bisedë që pretendon se ka zhvilluar me një studente, e cila i kishte thënë se protestuesit kanë kërkuar prej muajsh që ai t’i dëgjojë.
Kryeministri u përgjigj se, sipas tij, nga protestat poshtë dritares së zyrës së tij ka dëgjuar vetëm thirrjet “burg dhe litar”, ndërsa pretendoi se nuk janë paraqitur kërkesa për dialog.
Rama u ndal edhe te mesazhet që, sipas tij, merr nga persona të maskuar, të cilët tha se merren me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.
Ndërkohë që ka mbi një orë që reciton në monologun e tij tashmë të përditshëm, kësaj here nga zyra, ai nuk ka kurajën që të pranojë asnjë shkelje në punën e tij edhe pse krejt kabinetin dhe bashkëpunëtorët e tij me të ngushtë ose i ka në arrati ose ne burg e nën hetim për vjedhjen e parave te shqiptarëve. Parave të atyre që protestojnë e me çfarë duket nuk do të ndalen.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
“Dje flisja me një studente. Kanë pasur shumë kërkesa për librin e shtëpisë time në telefon. Sidomos nga ata trima me maska edhe në WhatsApp, si Roberto Cavalli dhe Dolce & Gabbana, që merren intensivisht me librin e shtëpisë time, që do më bëjnë këtë e atë.
Por në këtë lumë, një studente, në një gjuhë aspak normale, por jo si e tyrja, më shkruan dhe flasim edhe në telefon dhe më bën përshtypje që pak di nga historia jonë, për atë që ka ndodhur në këtë qytet.
Më tha: ‘S’na ke dëgjuar kaq muaj’. I thashë: ‘Ju kam dëgjuar, se keni qenë poshtë dritares sime. Kam dëgjuar burg dhe litar. Nuk keni thënë asnjë kërkesë, keni thënë s’duam dialog’.”
© SYRI.net
‘Rojet’ me maska të PS - Drejtuesi i IMT Riges Sheqeri me nëpunësit e administratës sulmojnë protestuesit
Taulant Kopliku: Ishta duke ushtruar detyrën si gazetar, jam dhunuar nga policia, m’u fshinë pamjet në telefon. Selia e PS e mbushur me civile të dhunshëm
‘Problemi i vetëm i shqiptarëve je ti’, Këlliçi - Ramës: Jep dorëheqjen! T’i hapim rrugën një qeverie teknike