Gjithsej 78 persona të arrestuar në lidhje me protestat antiqeveritare në Tiranë kanë dalë këtë të diel, më 18 tetor, para Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masat e sigurisë. Seancat po zhvillohen nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara, ndërsa gjykata ka urdhëruar lirimin e 14 prej të arrestuarve me masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për katër prej këtyre 14 personave dhe detyrim paraqitjeje për 10 të tjerët, por gjykata vendosi që të gjithë të hetohen në gjendje të lirë. Personat janë identifikuar me inicialet H. D., F. D., L. M., E. D., I. K., E. D., E. Q., S. D., F. M., I. G., Xh. K., M. K., L. B. dhe K. K. Mes tyre është edhe një i mitur, me inicialet L. B. Ata dyshohen për shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe organizim e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.

Për dy prej tyre, I. G. dhe K. K., gjykata ka vendosur edhe ndalimin për t’u afruar më pak se 500 metra nga ndërtesat e institucioneve publike. Gjithashtu, ata nuk lejohen të qëndrojnë në sheshe apo mjedise ku zhvillohen protesta dhe tubime, pa autorizim paraprak të gjykatës.

Ndaj I. G. është vendosur edhe ndalimi i daljes jashtë Shqipërisë, si dhe detyrimi për të dorëzuar pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit.

Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 14 personave, me kusht që të mos mbahen të ndaluar, të arrestuar apo të dënuar për ndonjë çështje tjetër. Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit

Emrat e protestuesve të arrestuar
Erajdi (Erjaldi) Varrosi
Jorgo Gjoni (Gjonaj)
Merxhim Aga
Ergys Nurka
Eldrin Shahini
Daniel Tare
Xhoel Kicja (Kiçja)
Marjo Norja
Xhefri Pishaj
Redjon Ruçi
Arvi Lutaj
Avni Peposhi
Rayan Çuni
Brajan Belaj
Vehap Kadriu
Dejvid Bracaj
Albion Vrekaj
Fatjon Gjiza
Ergi Gjiza
Ergi Xhani
Kristjan Bumbli
Helson Ndregjoni
Argest Gurakuqi
Fatjon Murataj
Eldi Prenga
Agron Ballia
Desli Shehu
Almarin Prenga
Gëzim Mance
Eldrin Musaraj
Leonard Cemenia
Igli Dragjoshi
Arbri Lakasi
Zamir Sala

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje'

1792144550_ndek.JPG

Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë.