Nga 61 protestues për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar deri tani masat e sigurisë, 44 janë lënë në detyrim paraqitjeje, 2 në arrest shtëpie, ndërsa për 4 të tjerë është vendosur ndalimi i afrimit brenda një distance prej 500 metrash nga institucionet shtetërore. Për 11 të mitur, gjykata ka vendosur masën e mbikëqyrjes.

Në total, para Gjykatës së Tiranës kanë dalë 78 persona të arrestuar gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë. Seancat po zhvillohen nga gjyqtarët Amarilda Sulaj dhe Sokol Mara, ndërsa për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, shqyrtimi i masave të sigurisë ka zgjatur për disa orë, deri në mbrëmje.

Të arrestuarit janë nën hetim për vepra të ndryshme penale, mes tyre shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Prokuroria ka kërkuar kryesisht masa të lehta sigurie, si detyrim paraqitjeje dhe ndalim afrimi pranë institucioneve publike, ndërsa vetëm në pak raste ka kërkuar arrest shtëpie. Për një prej protestuesve, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë, si dhe dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit.

Masa sigurie janë caktuar edhe në Durrës, ku nga 24 persona të arrestuar gjatë protestave, 22 kanë dalë para gjykatës. Për 18 prej tyre është vendosur detyrim paraqitjeje, ndërsa 4 janë lënë në arrest shtëpie.

Një ditë më herët, Gjykata e Durrësit shqyrtoi edhe rastet e dy të miturve të ndaluar gjatë protestave. Njëri u la në detyrim paraqitjeje, ndërsa për tjetrin gjykata e konsideroi arrestimin të paligjshëm.

Lajmi në përditësim...

Emrat e protestuesve të arrestuar:
Erajdi (Erjaldi) Varrosi
Jorgo Gjoni (Gjonaj)
Merxhim Aga
Ergys Nurka
Eldrin Shahini
Daniel Tare
Xhoel Kicja (Kiçja)
Marjo Norja
Xhefri Pishaj
Redjon Ruçi
Arvi Lutaj
Avni Peposhi
Rayan Çuni
Brajan Belaj
Vehap Kadriu
Dejvid Bracaj
Albion Vrekaj
Fatjon Gjiza
Ergi Gjiza
Ergi Xhani
Kristjan Bumbli
Helson Ndregjoni
Argest Gurakuqi
Fatjon Murataj
Eldi Prenga
Agron Ballia
Desli Shehu
Almarin Prenga
Gëzim Mance
Eldrin Musaraj
Leonard Cemenia
Igli Dragjoshi
Arbri Lakasi
Zamir Sala

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Protestat në Durrës/ Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, detyrim paraqitjeje për 18 të tjerë (EMRAT)

1792335149_1792151456durresdrejtoria.jpg

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Emrat e protestuesve të lënë në arrest shtëpie
Must Lleshi
Meraldo Tufina
Sabah Kurbalaj
Glajdi Dosku

 

 

Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ora 10:40
U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje'

1792144550_ndek.JPG

Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë.