Masa te Kryeministria, hiqen pllakat e betonit nga trotuaret
Aktualitet Lajme E Diel, 18 Tetor 2026 10:22
Ndërsa pritet të mbahet sot protesta e gjashtë e studentëve në Tiranë, pranë Kryeministrisë kanë nisur të merren masa për të shmangur goditjet me gurë ndaj institucioneve apo forcave të policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, punonjësit e bashkisë po heqin pllakat e betonit nga trotuaret, në mënyrë që ato të mos mund të përdoren nga protestuesit gjatë tubimit.
Sot shënohet dita e gjashtë e protestës.

