Presidenti Bajram Begaj ka nisur takimet me përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë bërë pjesë e protestave në Tiranë. Kreu i organizatës Diaspora of Albania, Florian Haçkaj, ka bërë me dije përmes një videoje në rrjetet sociale se është takuar me presidentin para dy ditësh.
Ai thotë se i ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, por presidenti ka refuzuar.
“Dorëheqje e menjëhershme e Ramës dhe qeveri tranzitore me afat, detyra të caktuara mirë nga populli për të çuar vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, plus gjithë kërkesat që kanë dalë nga populli. Këto janë kërkesat e vetme që unë, Florian Haçkaj si qytetar i angazhuar, si baba i shqetësuar, si qytetar i shqetësuar, por edhe si drejtues i një nga organizatave më të mëdha diasporake të Shqipërisë, i kam kërkuar presidentit Begaj para dy ditësh në takim. I dhashë mundësinë të dalë përtej kuadrit ligjor, neutralitetit që ia ka mbajtur gjithë këto vite, përtej asaj që njerëzit mendojnë për të, të bëjë diçka më madhore dhe të kërkojë ai dorëheqjen e Ramës si një mjet për të qetësuar popullin e gjakrat. Fatkeqësisht nuk e bëri, por unë ndihem shumë mirë me veten time që e ndërmora këtë hap dhe të shohësh të rinjtë tanë të masakrohen rrugëve, t’u çahet kafka, të bien pa ndjenja, të gjuhen me plumba gome, të dhunohen, mua më shqetëson. Juve që nuk ju shqetëson, e doni këtë dhunë, të mos ketë zgjidhje dhe zgjidhja të jetë anarkia, keni problem të madh me veten, me atdhedashurinë, dashjen e Shqipërisë, kështu që të gjithë që më telefoni dhe pyesni nëse e kam takuar presidentin Begaj, po e kam takuar”, tha Haçkaj.
Ndërsa bëri thirrje për mbështetje ndaj protestës, Haçkaj iu rikthye takimit me Begajn duke u shprehur se ka pasur takime me të tjerë, por nuk di detaje mbi to.
“Ai nuk doli mbi palët, nuk e bëri atë që unë i kërkova, kaq. Çfarë kanë bërë grupet e tjera që janë takuar me të, as nuk e kam idenë dhe as nuk më intereson. E rëndësishme është që sheshi të fitojë dhe qytetarët të marrin atë që meritojnë”, tha aktivisti.
Sot, presidenti Begaj do të takohet në orën 12:00 me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
-
Po ky nga na mbiu, kë Diasporë përfaqson aoo ka bërë ndonjë domino me Harramin.
Përgjigju -
Tani disa pyetje me vijne ndermend dhe besoj se ky personi ne video sdo i lexoje, por gjithsesi pyetjet jane. Si munde ti te marresh ftese nga Presidenti? Perfaqesimin e kujt bere ne ate takim? Ka njerez ne Shqiperi me super nivel te larte dhe nuk u jepet shansi as takimi me presidentin. Te them te drejten ti ke arritur aty fale dajes tende Halimit dhe mikut te familjes Ruli qe te hapen rrugen dhe investojne te ty sepse ti vete mezi mbarove ate shkolle ne gjermani. Qe keshtu mos fol gjepura dhe del ne rrjete sociale vetem per show. Shijo leket e vjehrrit dhe tokat e vledhura nga familja jote se si puna jote eshte mbushur plot opozita dhe posita.
Përgjigju -
Kush je ti mer pallosh qe kerkon qeveri te Saliut.Prit zgjedhjet e tjera dhe do humbesh prap dhe Rama te jesh i sigurte nuk do jete ma kryeminister
Përgjigju -
Diasporake ma perktheni pak se sdi shqip Ky zoteria te na tregoi pak kush eshte se as nuk e njohim e as nuk flet ne emrin tim si popull
Përgjigju-
Ky eshte ai idioti qe bertiste per voten e Diaspores qe do na sillte Saliun ne pushtet dhe mori te gjatin nga diaspora.
-










Komente
Komento