Ka shkuar në 272 numri i personave të lënduar gjatë pesë ditëve të protestave në Tiranë, mes tyre efektivë policie, protestues dhe qytetarë që kanë qenë kalimtarë. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë protestës së djeshme, më 17 tetor, janë regjistruar 65 të lënduar.
Sipas autoriteteve të Shëndetësisë, nga 65 personat e lënduar gjatë së shtunës, 37 janë punonjës policie, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur. Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.
Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të protestave ka arritur në 272 të lënduar. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.








Komente
Komento