Për pesë ditë më radhe protestuesit, pasi i dëmtuan trotuaret, përdoren gurët (sanpietrini) për të qëlluar mbi uniformat blu të angazhuara në këtë protestë.
Gurët e trotuareve, (që sipas teknikës italiane të vendosjes së tyrembi rërë, pa përdorimin e llaçit) tashmë të dëmtuara, kanë shkaktuar shpesh dhe dëmtimin e uniformave blu, duke e bërë të detyrueshem trajtimin spitalor të disa efektivëve që u vunë në shenjestër të protestuesve.
Trotuaret nga të dyja anët e bulevardit po pastrohen nga mjete të angazhuara nga bashkia e Tiranës ndërsa punonjësit e pastrimit po kujdesen që të largojnë të gjithë mbetjet e ngurta.
Heqja e gurve nga trotuaret përgjatë bulevardit vjen si nje tjetër masë, me qëllim shmangien e goditjes së forcave policore. Kujtojmë se gurët e trotuareve kanë qënë gjatë këtyre pesë ditëve një prej mjeteve të përdoruara nga protestuesit gjatë përplasjeve me policinë. Ata janë lehtësisht të heqshme pasi janë vendosur mbi rërë, pra siç e shkruajtëm më sipër me teknikën italiane të vendosjes së "sanpietrini" dhe ne të njëjtën mënyrë mund të rivendosen më vonë.
Pas përplasjeve të forta një ditë më parë, “Rruga e Durrësit” e më konkretisht, pjesa përpara Ministrisë së Arsimit, është në rutinën e zakonshme të përditshmërisë.
Policia ka qenë në gatishmëri prej orëve të para të mëngjesit në disa prej pikave që protestuesit shkojnë. Momentalisht qarkullimi po vijon normalisht. Zona është pastruar nga kangjellat, gurët e pengesa të tjera, ndërsa shihen edhe dëmtimet në fasadën e Ministrisë.
Pjesa më e madhe e bizneseve janë të mbyllura (kujtojmë që sot është e diel) dhe mbi qepena mbajnë letrat ku u tregojnë protestuesve se i përkrahin dhe u luten të mos i dëmtojnë.










