Nga ura te Piramida, Erion Braçe ka ndarë disa pamje të punonjësve të bashkisë që vijojnë punën për mirëmbajtjen e qytetit, pas protestave të dhunshme që kanë shkaktuar dëmtime të shumta nëpër rrugë.
Deputeti socialist shpreh mirënjohjen për ta të cilët punojnë pa reshtur për të rikthyer normalitetin çdo ditë.
“Tirana e madhe! Shumë faleminderit çdo punëtori të këtij qyteti! Për punën, përkushtimin dhe gjithçka që ndani me këtë qytet! Për atë që bëni me mund e sakrificë për të rikthyer normalitetin në fund të çdo dite e deri në nisjen e ditës tjetër! Një qytet mirënjohës ndaj jush! “, shprehet Braçe.
Lajmi kryesor:
Sulmi në PS, Balla: U organizua nga Berisha, Shehaj e Qorri! Koçiu: Vendi ka nevojë për dialog! Vengu: Të dëgjohen kërkesat









Komente
Komento