Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komentit të kongresmenit amerikan Joe Wildson për protestat në Tiranë, të publikuara në rrjetin social X.
Wildson shprehej se e ka ndjekur me shqetësim “përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton lirinë, sundimin e ligjit dhe përgjegjshmërinë institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.”
Balla iu përgjigj Wildson në X se bie plotësisht dakord me këtë mendim, por dënimi i dhunës pa ekuivok duhet të vijë para gjithçkaje tjetër. Gjithashtu i tha se protestat në Shqipëri lidhen me lëvizjen Antifa, e cila i përket së majtës ekstreme.
“Kongresmeni Joe Wildson, jam plotësisht dakord se populli shqiptar meriton lirinë, sundimin e ligjit, përgjegjshmërinë institucionale dhe të drejtën për t’i shprehur zërat e tij në mënyrë paqësore. Këto janë parime që i ndajmë të gjithë dhe kjo është realiteti në Shqipëri.
Por duhet të jetë gjithashtu i qartë edhe parimi themelor nga i cili duhet të nisë çdo demokraci: dhuna nuk mund të pranohet si mjet për arritjen e çfarëdo qëllimi, pavarësisht nëse përdoret si formë e shprehjes politike apo e veprimit politik, nga kushdo qoftë që i drejtohet asaj.
Dënimi i dhunës pa asnjë ekuivok duhet të vijë përpara çdo gjëje tjetër. Dhe shpresoj që të jeni plotësisht dakord me Presidentin Trump se Antifa është një organizatë terroriste, pasi kjo protestë i përket kësaj lëvizjeje. Apo nuk ju kanë informuar për këtë?
Protestat paqësore duhet të respektohen plotësisht, respektohen dhe do të respektohen, ashtu siç duhet të mbrohen institucionet publike, punonjësit e administratës publike, si dhe prona private dhe publike”, shkruan Balla.
Reagimi i Wildson u pasua edhe nga kongresmeni Robert Aderholt dhe kreu i grupit të PS u është përgjigjur të dyve në Facebook se “Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet” për reagimin e Trump ndaj Antifa.
-
Po ca lidhe ka Amerika ,se na keni car kari ,NE jemi pa buk ti thua BE Amerika
Përgjigju -
Posiii! Qe te hash buk dhe ca kohe ti balla bashke me cakenjt e fshatit qe ke si vetja! Ky balla eshte nje arsye e forte per te protestuar e per te larguar kete qeveri laviresh!
Përgjigju -
O palle por antifa eshte shkurtim per antifashista. I bje qe ju jeni fashista dhe ata jane kunder jush? Nuk eshte se po fiton shume pile duke thene qe antifashistat jane kunder rames dhe qenerve te tij.
Përgjigju








Komente
Komento