Ndërsa vendi po përballet prej ditësh me protesta të dhunshme kundër qeverisë, Partia e Lirisë kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kundërshton çdo marrëveshje apo negociatë politike që do t'i mundësonte atij të qëndronte në pushtet.
Ilir Meta, Kreu i Partisë së Lirisë, nga burgu propozon tre masa emergjente që duhen marrë për të sjellë sipas tij një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit: Rikthimi te Kushtetuta e votuar me Referendum nga populli, para ndryshimeve të vitit 2008; Sanksionimi në Kushtetutë i një Qeverie Teknike para çdo palë zgjedhjesh parlamentare dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli.
"Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe duan një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit.
1. Rikthimi te Kushtetuta e votuar me Referendum nga populli, para ndryshimeve të vitit 2008.
2. Sanksionimi në Kushtetutë i një Qeverie Teknike para çdo palë zgjedhjesh parlamentare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.
3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli", shkroi Meta.
Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ndryshimin politik në vend. Ai kundërshtoi çdo mundësi dialogu apo marrëveshjeje me kryeministrin, duke paralajmëruar se pazaret politike vetëm sa do t'i zgjasnin qëndrimin në pushtet.
“Koha e fjalëve ka mbaruar. Durimi ka shteruar. Shqipëria ka një nevojë ulëritëse për ndryshim! Por ndryshimi nuk vjen duke ruajtur status quo-në. Ai nis me largimin e Edi Ramës! Nuk mund të ketë as paqe të rreme, as pazare politike dhe as negociata që i japin frymëmarrje një regjimi të vdekur, duke zgjatur agoninë e tij në kurriz të shqiptarëve.
Kush joshet nga "ofertat politike" të Ramës dhe pranon të ulet në tryezë me të, duke harruar përgjegjësitë ndaj qytetarëve dhe Shqipërisë, ose i shërben interesave të tij, ose dëshmon një verbëri politike të pajustifikueshme, ose është thjesht një patronazhist me maskë. Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme! As demokraci funksionale, as llogaridhënie dhe as të ardhme europiane për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë në vendin e tyre.
Shqipëria nuk ka nevojë për kompromise apo për lëshime që mbajnë me serum një regjim të vdekur. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të ardhmen e vendit! Asnjë pazar mbi fatin e Shqipërisë. Asnjë dorëzim përballë regjimit. Asnjë shtyrje e shpresës së shqiptarëve! Ndryshimi nuk shtyhet më! O sot, o kurrë për Shqipërinë e shqiptarëve”, shkruan Blushi.
Blushi sulmoi edhe ata që mund të pranojnë të ulen në tryezën e negociatave me Ramën, duke i akuzuar se u shërbejnë interesave të kryeministrit, tregojnë verbëri politike ose janë, siç i cilësoi ai, “patronazhistë me maskë”. Sipas Blushit, me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme
-
O Ted, ku e ke motren ke karburanti i vasos,burit te martuar apo e ke nga eksperienca me ilir meten qe te akuzon monika
Përgjigju









Komente
Komento