I ftuar ne studion e Syri Tv në një intervistë me moderatoren Armela Ferko ka qenë gazetari Romir Saraçi.
Ai ka komentuar situatën në të cilën gjendet vendi pas protestave të rinisë shqiptare, por në mënyrë të veçantë ka folur pas deklaratave të kreut të qeverisë gjatë ditës së sotme ku ai shpiku sërish armiq të jashtëm dhre të brendshëm.
Armela Ferko: Si e kë parë ti atë çfarë tha Rama sot?
Romir Saraçi: Edi Rama i shfaq sot, dhe ka kohë që ka mobilizuar të gjithë forcat e tij në dëshpërim për të bërë çdo gjë për të ruajtur pozitat e pushtetit të tij për të ruajtur karrigen e tij.
Më shumë se sa një qëndrim i një kryeministri të një vendi që në një situatë të tillë duhet të kishte dalë të paktën me një qëndrim korreket zyrtar dhe tu fliste qytetarëve të vet për sa akoma mban detyrën e kryeministrit përtej të gjithë kundërshtive për qëndrimin e tij në atë pozitë. Pra do të kishim një kryeministër që të paktën të tregohej serioz me qytetarët e tij. Pamë një politik i cili në kushtet e dëshpërimit të rrezikut të pushtetit për shkak se këtë here e refuzojnë shumë fort qytetarët e tij lëshoi deklarata të papranueshme për një lider vendi, por kaloi deri në delir që të fliste për sulme imagjinare. Fliste për regjimin e Iranit të angazhuar në protesta. Dmth për të prekur edhe perëndimin. Fliste edhe për faktorë rusë të cilët kanë futur duart. Nuk mbeti më i madh e i vogël, organizate, apo shtet jo miqësor i Shqipërisë që ti jenë kundërvënë pushtetit të Edi Rams. Pra i janë kundërvënë...që shqiptarët të kuptojnë se sikur Edi Rama sot është duke u përballur me këto superfuqi negative, si Rusia si Irani apo kaloi edhe tek antika, etj etj.
Por në fakt ajo që po ndodh është krejt e kundërta e asaj që deklaron Kryeministri Edi Rama. Ne kemi në shesh, jo më një parti politike, jo më disa parti politike, jo me rivalët e Edi Ramës por kemi fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë. Kemi të ardhmen e këtij vendi të cilët Edi Rama nuk mund ti cilësojë as si iranianë, as si rusë, nuk mund ti cilësojë dot as si terroristë siç bën dhe duhet ti tërheqë pas ato deklarata. Sepse në qoftë se të rinjtë, adoleshentët, studentët e këtij vendi, nuk pranojnë pushtetin e Edi Ramës që mos ti hyjmë listës së arsyeve. Atëherë, minimalisht një kryeministër i një vendi duhet të reflektojë.
Dhe çfarë bën Edi Rama. Ka një strategji të qartë që tentativa e Edi Ramës është për të shpërbërë këtë protestë. Pas 137 ditëve, sot protestat kanë kaluar në një fazë të re e cila duket se i rrezikon seriozisht pushtetin Edi Ramës dhe ka angazhuar të gjithë arsenalin e tij politik të pushtetit të forcës, të organizatave kriminale të lidhura me pushtetin, të institucioneve shtetërore, apo policia e shtetit që sillet si organizatë kriminale për të shpërndarë protestën. Pra edhe aktet e dhunës dhe aktet e terrorit që po mbillen çdo ditë në rrugët e Tiranës, kanë vetëm një qëllim , shpërndarjen e protestës duke frikësuar qytetarët shqiptarë. Duke e frikësuar prindërit të cilët kanë fëmijë në ato protesta. Duke frikësuar prindërit të cilët kanë dalë bashkë me fëmijët në ato protesta. Pse e them këtë. Janë me dhjetëra akte që e faktojnë këtë argument...
© SYRI.net