Policia ka nisur arrestimet e protestuesve gjatë zhvillimeve të fundit në kryeqytet. Një prej tyre është arrestuar me forcë në Rrugën e Durrësit, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për ta shoqëruar. Situata vjen në ditën e gjashtë të protestës studentore, ku të rinjtë vijojnë të kundërshtojnë dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.