• Kontakt
Sunday, October 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video/ Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS

15:47 : 18/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjatë protestës që po zhvillohet sot në Tiranë, vëmendja është përqendruar edhe te personat që ndodheshin brenda selisë së Partisë Socialiste, pasi protestuesit u përplasën me forcat e policisë dhe thyen xhamin e derës kryesore të godinës.

Nëse herën e parë u raportua për persona të maskuar në zonën e protestës, këtë herë në pamje shfaqen individë pa maska, të cilët mund të identifikohen.

Mes tyre është edhe Rigers Sheqeri, drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, i cili është parë brenda selisë së PS-së me një shkop në dorë.

 

Protestuesit thyejnë xhamin e selisë së PS-së

Lexo edhe:

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë

“Rama nuk do ta japë dorëheqjen”, Malaj: PS t’i heqë shumicën abuzuese në Kuvend

Një grup i madh të rinjsh iu afrua selisë së Partisë Socialiste dhe hodhi vazhdimisht gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamin e derës kryesore.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, kordoni i policisë, më i pakët në numër, u tërhoq disa hapa, pa arritur ta parandalonte dëmtimin e godinës.

Më pas, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë për të shpërndarë protestuesit. Turma u zhvendos në zonën përreth Bankës së Shqipërisë dhe në Rrugën e Kavajës.

Kush është Rigers Sheqeri?

Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapësirave publike.

Sheqeri u shfaq shpesh në terren në krah të ish-ministrit Ervin Hoxha, ku inspektonte nga afër prishjen e objekteve pa leje.

Denoncimi për 50 mijë euro

Në tetor 2025, një qytetar nga zona e Kombinatit, Sako Sakollari, denoncoi publikisht se i ishte kërkuar një shumë prej 50 mijë eurosh për të shmangur prishjen e objektit të tij.

Sipas deklarimeve të tij, persona të prezantuar si inspektorë të IMT-së i kishin thënë “shko tako shefin”, ndërsa ai kishte refuzuar, duke deklaruar se nuk pranon korrupsion.

Ai shtoi se kërkesa për pagesë ishte bërë “para disa muajsh”, duke theksuar se inspektorët kishin vepruar “në emër të shefit”.

Në të njëjtën deklaratë, Sakollari përmendi edhe një rast më të hershëm, ku sipas tij, rreth tre vite më parë i ishte kërkuar një shumë prej 200 mijë eurosh nga Mariglen Qato për të mos prishur të njëjtin objekt.

Megjithatë, kronologjia e ngjarjeve ngre dyshime të reja. Mariglen Qato u arrestua në fund të marsit 2024 në kuadër të hetimeve për aferën “5D”. Kjo do të thotë se në periudhën kur, sipas qytetarit, është kërkuar shuma prej 50 mijë eurosh, Qato nuk ka qenë më në detyrë.

Në këtë periudhë, drejtimi i IMT-së në Tiranë është ushtruar nga Rigers Sheqeri. Megjithatë, qytetari nuk përmendi asokohe në mënyrë të drejtpërdrejtë emrin e drejtuesit, duke deklaruar vetëm se kërkesa ishte bërë “në emër të shefit”.

Etiketa: Bashkia e Tiranesdhunedrejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së TerritoritEdi RamakryemistriaRigers Sheqerishkop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë

16:05 : 18/10/2026
AKTUALITET

“Rama nuk do ta japë dorëheqjen”, Malaj: PS t’i heqë shumicën abuzuese në Kuvend

15:27 : 18/10/2026
AKTUALITET

Ekonomisti i njohur amerikan, Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen

14:17 : 18/10/2026
AKTUALITET

Protesta/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Qeveria të ndryshojë mënyrën e të menduarit

14:07 : 18/10/2026
AKTUALITET

Kryepeshkopi Joan apel Ramës: Merrni vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të vendit

13:42 : 18/10/2026
AKTUALITET

“Pro revoltës popullore, kundër kaosit për kërmat politike”

13:14 : 18/10/2026
Para

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë

TË GJITHA

Policia hodhi gaz lotsjellës, protestuesja bie në tokë

16:20 : 18/10/2026

Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, djegin kazanët e mbeturinave

16:13 : 18/10/2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë

16:05 : 18/10/2026

Video/ Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS

15:47 : 18/10/2026

Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit hedhin gurë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15:41 : 18/10/2026

“Rama nuk do ta japë dorëheqjen”, Malaj: PS t’i heqë shumicën abuzuese në Kuvend

15:27 : 18/10/2026

Plagoset me thikë taksisti në Shëngjin

15:18 : 18/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com