Paris Saint Germain me probleme para sfidës me Barcelonën, Nuno Mendes dëmtohet në sfidën me Strasbourg Ivan Gvozdenoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i AF Elbasanit.
Trajneri serb e ka konfirmuar këtë vendim në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut, që duket se shënon fundin e aventurës së tij në stolin verdheblu.
“Unë dhash dorëheqjen tani, do të presim pak dhe pastaj flasim”, shkruan Gvozdenoviç në mesazhin e dërguar, duke konfirmuar largimin e tij, ndërsa për momentin nuk ka dhënë më shumë detaje mbi arsyet e këtij vendimi.
Elbasani po kalon një moment të vështirë në kampionat. Skuadra renditet në vendin e pestë me vetëm 7 pikë, plot 12 pikë larg Teutës kryesuese. Humbja ndaj Skënderbeut ka qenë zhvillimi i fundit në një fillimsezon që nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit.
Gvozdenoviç mori drejtimin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2024, pas largimit nga Skënderbeu. Në sezonin e tij të parë, ai e çoi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe fitoi besimin e drejtuesve për të vijuar projektin edhe në sezonet pasuese. Megjithatë, rezultatet e këtij sezoni kanë sjellë një situatë të re, që tashmë përfundon me dorëheqjen e trajnerit serb. Mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e Elbasanit dhe nëse klubi do të arrijë të reagojë për të rikuperuar pikët e humbura në garën e Superiores.
Top Channel