Një vajzë ka humbur ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, teksa protesta studentore vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në një moment tensionesh të shtuara, kur protestuesit po hidhnin gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë me presion për të shpërndarë turmën.












