Kaosi ka përfshirë në këto momente zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Policia po tenton të shpërndajë protestuesit, duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Këta të fundit kanë nisur me “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të tyre. Ndërkohë, policia avancon drejt tyre duke qëndruar pas autobotit të ujit, teksa ky i fundit vijon lëvizjen.
Një protestuese nuk është ndjerë mirë gjatë përplasjes në protestën në Tiranë.
Ajo ka pësuar një gjendje të fikëti, ndërsa protestuesit e tjerë kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë.
Mësohet se pak çaste më parë, ajo pati një përplasje verbale me policët e vendosur në bulevard.
