Aktualitet

Protesta/ Rama anulon vizitën të hënën në Austri, kishte planifikuar të takohej me kancelarin Stocker!

Është anuluar vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte në Vjenë të Austrisë të hënën, datë 19 tetor 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga OTS.at, një portal austriak për publikimin dhe shpërndarjen e njoftimeve për shtyp.

Anulimi i vizitës vjen pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej 6 ditësh në Shqipëri, ku protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë institucionet, bankat, bizneset private dhe efektivët e Policisë.

Kryeministri Rama ishte parashikuar të pritej nesër me nderime ushtarake nga kancelari austriak Christian Stocker.

LEXO EDHE: Protesta, rinisin përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e OTS.at.

LEXO EDHE: Berisha me përfaqësues amerikanë: Protestat studentore kundër korrupsionit, domosdoshmëri qeveria teknike!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.