Protestuesja humb ndjenjat, por policia vijon hedhjen e gazit lotsjellës ndaj turmës

Protesta e gjashtë e studentëve kundër qeverisë është shoqëruar sërish me incidente.

Gjatë tubimit, një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat, duke u rrëzuar në tokë.

Të lidhura

None found

Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca, e cila pritej të mbërrinte për t’i ofruar ndihmën e parë mjekësore.

Megjithatë, edhe pse gruaja ndodhej pa ndjenja, në drejtim të turmës ku ajo ishte e pranishme është hedhur përsëri gaz lotsjellës.

Forcat e policisë përdorën sasi të mëdha gazi për të shpërndarë protestuesit, por këta të fundit vijojnë të qëndrojnë në bulevard dhe të protestojnë kundër qeverisë.


Quantcast