Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka propozuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet përgjithmonë nga Shqipëria, duke u tërhequr në Vjenë.
Në një reagim publik, Fehlinger-Jahn i ka bërë thirrje Austrisë t’i ofrojë Ramës një marrëveshje të negociuar për largimin nga politika, të ngjashme me ato që, sipas tij, u propozohen ndonjëherë udhëheqësve autoritarë për të lehtësuar një tranzicion paqësor.
Propozimi i tij përfshin dorëheqjen e menjëhershme të Ramës nga posti i kryeministrit, largimin e përhershëm nga Shqipëria, qëndrimin në Vjenë në përputhje me ligjet austriake dhe tërheqjen përfundimtare nga politika, pa mundësi rikthimi apo ndërhyrjeje në jetën politike shqiptare.
Fehlinger-Jahn ka përmendur gjithashtu mundësinë e negocimit të mbrojtjes nga ndjekja penale dhe dënimi, brenda kufijve që lejon ligji, duke theksuar se kjo nuk duhet të përfshijë imunitet për vepra penale që nuk mund të mbulohen ligjërisht nga amnistia.
Ai e ka cilësuar nismën si propozimin e tij politik, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje ekzistuese dhe as për një garanci imuniteti.
“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, është mesazhi i Fehlinger-Jahn në përfundim të reagimit të tij.


🇦🇹🇦🇱 MY OFFER TO EDI RAMA: RESIGN AND RETIRE IN VIENNA!
@ediramaal
After 13 years in power, it is time for Edi Rama to leave office!
@_CStocker
I call on Austria to offer Edi Rama a negotiated political exit deal — the kind of arrangement sometimes offered to authoritarian rulers to facilitate a peaceful transition.
@BMeinl
✅ RESIGN IMMEDIATELY as Prime Minister of Albania!✅ LEAVE ALBANIA PERMANENTLY and never return!
✅ RETIRE IN VIENNA with secure residence under Austrian law!
✅ NO PUNISHMENT DEAL — negotiate protection from prosecution and punishment to the maximum extent legally permissible, without immunity for crimes that cannot lawfully be covered by amnesty!
✅ NEVER RETURN TO POLITICS — no comeback, no interference, no political power!
🇦🇹 Vienna can offer Edi Rama a peaceful retirement. 🇦🇱 Albania must be free to choose its democratic future!
This is my political proposal, not an existing agreement or a guarantee of immunity.
EDI RAMA: TAKE THE VIENNA DEAL! RESIGN, RETIRE AND LET ALBANIA MOVE FORWARD!
Günther Fehlinger-Jahn
Chairman, Austrian Committee for NATO Enlargement
Candidate for Austrian Federal President 2028@GunterFehlinger | https://t.co/4HINhwoD2M
#EdiRama #Albania #Austria #Vienna #Tirana
— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) October 17, 2026
© SYRI.net
‘Mbytini me gaz’/ Urdhri kriminal - Policia përdor bombola të kalibrit më të madh, shumë i dëmshëm për protestuesit
Ilir Gjoçi, ish-drejtues i lartë i policisë i drejtohet publikisht Hitajt: Të lutem, mos ma bëj djalin armik timin!
Dhuna e policisë/ Oficeri mbush armën me plumba gome, gati për 'zjarr' kundër të rinjve